Perfaqesuesit e ambasades amerikane ne Tirane morën pjesë në seancën  gjyqësore të Arbër Çekaj  dhe dy  të pandehurve të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokaine.

Cekaj deklaroi se edhe pse shteti i ka garantuar një proces të rregullt , gjykata tentoi  ta mbyllte sa më parë këtë  ceshtje të cilen ai e konsideroi një farsë. Per kete arsye ai kerkoi përfaqësues të huaj për monitorimin e gjyqit.

Avokati Maks Haxhia pretendoi se CD-te e vëna në dispozicion nga gjykata qe permbajne  komunikimin mes Arbër Çekaj e të pandehurit tjetër Donaldo Lusha, ishte e pamundur të hapeshin dhe për këtë arsye mbrojtja nuk ishte gati.

Në pamundësi për të dëgjuar permbajtjen e materialeve trupi gjykues vendosi ta shtyjë seancen për më datën 4 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *