E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA miraton shitjen e armëve në Tajvan

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e pajisjeve ushtarake në Tajvan, në vlerë prej 2.2 miliardë dollarësh, pavarësisht kundërshtimeve të fuqishme të Pekinit.

Departamenti autorizoi shitjen e mundshme të 108 tankeve Abrams, 250 raketave Stinger dhe të pajisjeve të tjera, si dhe njoftoi Kongresin.

Muajin e kaluar, Ministria e Jashtme e Kinës i kërkoi Uashingtonit të ndalë shitjen.

Kina e konsideron Tajvanin si një provincë renegatë dhe kurrë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i mundshëm i forcës për të rifituar kontrollin e ishullit.

Reklamë

Zyra e Presidentit të Tajvanit shprehu mirënjohje për Qeverinë e SHBA-së për shitjen e armëve.

“Tajvani do t’i përshpejtojë investimet në mbrojtje dhe do të vazhdojë të thellojë lidhjet e sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe vendet me ide të ngjashme”, tha zëdhënësi presidencial, Chang Tun-han.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tensionuara në muajt e fundit për shkak të tregtisë dhe asaj që Uashingtoni e konsideron si militarizim të Kinës në Detin e Kinës Jugore./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë