Subscribe

Senatorët amerikane miratuan ndryshimin më të madh të ligjit të taksave që prej viteve ‘80 me 51 vota pro, e 49 kundër.

 

Ligji shkurton ndjeshëm taksat ndaj korporatave dhe sipas një komiteti të senatit, do të rrisë me të paktën 1 trilion dollarë deficitin.

 

Vetë Trump përgëzoi republikanët për shkurtimin e taksave që do të ndihmojnë edhe familjet punëtore dhe tha se shpreson që ta firmosë ligjin para krishtlindjeve.

 

Tashmë senatit do t’i duhet që ligjin e miratuar ta bashkojë me atë që u kalua në Dhomën e Përfaqësuesve dhe më pas t’ia paraqesë presidentit për firmën finale.

 

Demokratët që votuan kundër u ankuan se nga ndryshimet përfitojnë të pasurit dhe bizneset e mëdha, një pikëpamje që ndahet dhe nga shumë ekspertë.

 

Në shifra, plani i ri redukton taksën e korporatave nga 35% në 20%.

 

Miratimi i ligjit ishte një fitore e madhe për republikanët e Senatit dhe presidentin Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *