Ndërkohe ambasadori amerikan në Serbi, ka garantuar mbështetjen e vendit te tij në arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës e Beogradit. Në një intervistë për mediat serbe, diplomati amerikan tha se nuk pret që administrata e presidentit Donald Trump të ndryshojë në mënyrë drastike qëndrimin e Uashingtonit lidhur me statusin e Kosovës. Por thekson se interesat amerikane nuk ndryshojnë nga presidenti në president dhe se qëllimi kryesor mbetet paqja dhe stabiliteti në Ballkan. Ambasadori thekson se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se pa normalizimin e marrëdhënieve dhe pa një marrëveshje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka stabilitet dhe përparim në Ballkanin Perëndimor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *