Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 September 2026
Vizion fokus

Hoxha takon homologun malazez: Gjithçka qetë në këtë anë...

Arrestohet 75-vjeçari në Ersekë, dyshohet se vuri zjarrin që...

Dita e 95 e protestës, nis marshimi në rrugë

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9 minuta dhe...

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli i tij...

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja ku e...

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA dhe Kanada...

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin e Vllaznisë,...

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri edhe në...

SHBA kritika të ashpra Kurtit, Escobar: Kosova nuk po na trajton si partner

24 Shkurt 13:46

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se Kosova nuk po e trajton SHBA si partner, pas mospërmbushjes së kërkesave për çështjen e dinarit serb.

“Nuk dua të flas se cilat janë pasojat, por mendoj se deklaratat tona kanë treguar qartë se ku po shkojnë raportet tona diplomatike dhe politike. Ne jemi shumë të shqetësuar, sepse qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner, ata nuk punojnë me ne për stabilitetin rajonal dhe minojnë dialogun”,  tha Escobar.

Duke folur për zërin e Amerikës në Serbi, Escobar tha se sjellja e qeverisë së Prishtinës vështirëson punën e SHBA-së që ta ndihmojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Ambasadori Hovenier e ka thënë, kjo ndërlikon kapacitetin tonë për të ndihmuar Kosovën. Sa herë që ne flasim për Kosovën me partnerët e tjerë, veçmas me ata që nuk e njohin atë, ata e shohin se Kosova nuk përmbush detyrimet e saj të dialogut që është nën ombrellën e BE-së, që përfaqëson të gjithë BE-në. Prandaj, na bëhet e vështirë që të mbrojmë në çfarëdo mënyre argumentet e Kosovës, përfshirë anëtarësimin në BE dhe NATO, në Këshillin e Evropës dhe në shumë organizata të tjera”, u shpreh ai.

Sipas zyrtarit të lartë, Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen e arritur në dialogun e Brukselit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dhe se përmes asociacionit, do të mund të zgjidhej edhe çështja e përdorimit të dinarit serb.

SHBA dhe vendet BE Kishin kërkuar nga Kosova shtyrjen e zbatimit të vendimit të Bankës Qendrore që përjashton nga përdorimi në Kosovë valutën serbe. Ky vendim ka hyrë tashmë në fuqi që prej 1 shkurtit. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kosova
Tagged:
Escobar kurti SHBA

Nga e njëjta kategori

Ervin Hodaj emërohet në krye të policisë së Durrësit

më shumë...

Aksident në Golem, makina përplaset me motorin, një i ri në gjendje të rëndë

më shumë...

Rreth 120 banorë të Fushë Arrëzit përfundojnë në spital, dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm

më shumë...

Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, reagon Evis Sala

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:14

Hoxha takon homologun malazez: Gjithçka qetë në...

10:59

E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik...

10:44

Ora në të cilën zgjoheni tregon shumë...

10:30

Nëse bëni këto gjëra, tregoni se keni...

10:25

Keni mungesë magnezi? Ja 10 ushqimet natyrale...

10:17

Arrestohet 75-vjeçari në Ersekë, dyshohet se vuri...

10:08

Situata me zjarret, 4 vatra aktive! Flakët...

9:46

Dita e 95 e protestës, nis marshimi...

9:19

Turisti bie në humnerë në Shkodër, shpëtohet...

9:05

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

9:03

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9...

8:55

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli...

8:47

Këshillat e kthimit në shkollë që çdo...

8:16

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja...

8:06

Sadushi kërkon zgjidhje urgjente për pagat e...

7:58

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA...

7:52

OST njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në...

7:39

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin...

7:36

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri...

7:32

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.