E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

SHBA kremton 241 vjetorin e Pavarësisë nën masa të larta sigurie

Shtetet e Bashkuara te Amerikës  festojnë  241-vjetorin e pavarësisë nën masa të rrepta sigurie. Barrikada, armatim i rëndë dhe drone do të vendosen për të monitoruar turmat e njerëzve si dhe aktivitetet gjatë spektaklit të madh të fishekzjarrëve.

 

Reklamë

Edhe pse sipas Departamentit të Policisë së Nju Yorkut, nuk ka asnjë kërcënim të besueshëm për një sulm gjatë festimeve, kryebashkiaku Bill De Blasio deklaroi se gjithçka do të monitorohet nga afër.

 

4 Korriku shënon ditën e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe. Në vitin 1776 13 kolonitë e asaj kohe vendosen shkëputjen. Qindra mijëra njerëz pritet të bëhen pjesë e koncertit që do të zhvillohet në ambientet e Kongresit amerikan dhe spektaklin e fishekzjarrëve në Boston.

 

Ndërkohë, presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka  dërguar një mesazh urimi me rastin e festes kombëtare presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Kreu i shtetit i shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer që SHBA i ka dhënë e i japin shqiptarëve.

Më shumë video

Reklamë