E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA konferencë për Lindjen e Mesme, Rusia e BE nuk marrin pjesë, Irani e quan akt armiqësor

Shtetet e Bashkuara po organizojnë në Varshavë një konferencë për Lindjen e Mesme.

Irani pritet të jetë në fokus të konferencës që  ka nisur kete te merkure. Teherani e ka cilësuar mbledhjen si një akt armiqësor dhe paralajmëroi pasoja të paspecifikuara për Poloninë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz, do të jenë mikëpritësit e konferencës dy-ditore, në të cilën pritet të marrin pjesë zyrtarë të lartë nga 60 vende.

Midis pjesëmarrësve janë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

Reklamë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk po merr pjesë në konferencë dhe as ministrat e Jashtëm të fuqive të tjera evropiane, përfshirë Rusinë.

Takimi vjen pasi Polonia po shtyn Shtetet e Bashkuara të hapin një bazë të përhershme në territorin e saj.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së pritet të publikojë vlerësimin e tij për propozimin muajin e ardhshëm.

 

Vizion Plus do te sjelle ne vazhdimesi detaje nga kjo konference nepermjet gazetarit Thimi Samarxhi qe ndjek nga afer punimet e kesaj konference.

Vazhdo të lexosh

Reklamë