Bota
SHBA-Kinë, Trump: Huawei mund të jetë pjesë e marrëveshjes tregtare

Javët e fundit lufta e tregtisë SHBA-Kinë është përshkallëzuar me rritjen e tarifave dhe kërcënimet për më shumë veprime.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se Huawei mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje tregtare ndërmjet SHBA dhe Kinës, pavarësisht se firma është “shumë e rrezikshme”.
Reklamë
Uashingtoni ka targetuar Huawei-n duke e vendosur firmën në listën e zezë tregtare. SHBA argumenton se Huawei përbën një rrezik të sigurisë kombëtare.
“Huawei është diçka që është shumë e rrezikshme. Ju shikoni se çfarë kanë bërë nga pikëpamja e sigurisë, një pikëpamje ushtarake, shumë e rrezikshme, është shprehur presidenti Trump.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




