Qeveria e SHBA iu ka dhuruar Forcave te Armatosura të Shqipërisë 330 mijë dollar ndihma në pajisje për raste emergjencash.

Nisur edhe nga mjetet e domosdoshme që duhen në raste fatkeqësish sic ishte tërmeti i 26 nentorit, SHBA ka dhuruar për Shqiperinë gjeneratore, tenda, elemente ngrohjeje etj.

 

Sot, qeveria e Shteteve të Bashkuara u dhuroi Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisjesh për raste emergjencash, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme humanitare pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave.

 

SHBA ka ndihmuar shpesh ne mjete logjistike forcat e armatosura te vendit tone, sidomos ne paijisje efektive per emergjencat civile por edhe mjete per ushtrine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *