E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

SHBA: Jemi krah Shqipërisë, ndihmë për çdo gjë që do na kërkoni

Ambasada e SHBA reagoi pas situatës së rëndë që ka prekur vendin duke shprehur keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit.

SHBA tha se qëndron në krah të Shqipërisë në këtë moment të vështirë duke garantuar mbështetje edhe ne aspektin humanitar.

 

Ambasada amerikane shpreh gatishmëri për ta ndihmuar vendin tonë me cdo kërkesë që do ti paraqitet.

Reklamë

 

 

 Në këtë përkujtim solemn të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri në krah të vendit tonë mik dhe aleat, Shqipërisë. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë