Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në Durrës, nën...

PD përkujton Azem Hajdarin 28 vite pas vrasjes, Noka:...

Një pasues i mundshëm! Kush do vazhdojë në krye...

Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK! Rama: Liri...

Policia greke në këmbë! Publikohet foto e shqiptarit që...

Kartoni i zi mbërrin në futboll! Vendimi i pazakontë

Treni del nga shinat në Francë, 44 të plagosur,...

Rama në Gjirokastër, takim me strukturat socialiste për reformën...

“Territorialja” në fokus, Rama sot në Vlorë (AGJENDA)

Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë...

SHBA-ja nis procedurat për heqjen e shtetësisë ndaj një të dyshuari për krime lufte në Bosnje

6 Janar 15:36

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka dorëzuar një padi civile për heqjen e shtetësisë amerikane të Sead Milkoviqit, i njohur si Sead Dukiq, për fshehjen e identitetit të tij të vërtetë, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë ishte lëshuar fletarrestim ndaj tij për shkak të dyshimeve se ka kryer krime lufte.

Milkoviq është ish-pjesëtar i forcave të sigurisë të Autonomisë së përkohshme të Bosnjës Perëndimore (APZB), për të cilin gjykata në Bosnje dhe Hercegovinë kishte lëshuar fletarrestim për krime lufte ndaj civilëve, në kohën kur Qeveria amerikane i dha shtetësinë, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Ai kishte shkuar në SHBA në vitin 1996 dhe fitoi shtetësinë amerikane përmes natyralizimit më 2007. Por, sipas njoftimit, ai nuk kishte njoftuar autoritetet amerikane të emigracionit se kishte përdorur më shumë se një emër dhe se në kërkesat e tij të ndryshme kishte deklaruar më shumë se një datë dhe vend lindjeje, më shumë se një emër për babanë dhe më shumë se një grua si bashkëshorten e tij.

Fletarrestimi i lëshuar më 23 janar 2007 në Bosnje e Hercegovinë çoi në njoftimin e kuq të INTERPOL-it, në të cilin pretendohet se Milkoviq më 18 qershor 1994, teksa vepronte si pjesëtar i forcave të sigurisë së APZB-së, kishte keqtrajtuar fizikisht civilët që ishin kundër qeverisë së APZB-së, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Sipas njoftimit të kuq, Milkoviq dhe bashkëpunëtorët e tij rrahën 12 civilë me shkopinj druri dhe i mbyllën në morg për pesë ditë pa qasje në dritë ose ujë. Milkoviq ende nuk është paraqitur para gjykatës boshnjake për këto akuza.

“Kjo administratë nuk do të lejojë që të huajt të vijnë në këtë vend dhe të fshehin të kaluarën e tyre për të marrë dhuratën e çmuar të shtetësisë amerikane”, tha Bret Shumate, ndihmësprokuror i Departamentit të Drejtësisë në Degën Civile.

Autonominë e përkohshme të Bosnjës Perëndimore e shpalli në vitin 1993 në zonën e Klladushës së Madhe, dhe pjesë të rajonit Cazin biznesmeni i kontestuar nga kjo pjesë e Bosnjës Fikret Abdiq. Ky vendim u shfuqizua më 1995./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
SHBA

Nga e njëjta kategori

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim edhe një 28-vjeçare

më shumë...

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

më shumë...

Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina e bashkëpunëtorëve gjendet e përplasur, brenda saj kallashnikov me plumba

më shumë...

PD përkujton Azem Hajdarin 28 vite pas vrasjes, Noka: Rruga e vetme është përballja dhe qëndresa

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:45

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në...

12:30

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në...

Foto ilustruese
12:04

Belsh/ Ra në kontakt me energjinë elektrike,...

12:02

Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina...

11:43

PD përkujton Azem Hajdarin 28 vite pas...

11:40

Aksident në Himarë, makina përmbyset në mes...

11:19

Një pasues i mundshëm! Kush do vazhdojë...

11:12

Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush...

10:57

Viti i ri shkollor, Hita prezanton masat...

10:52

Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK!...

10:43

Policia greke në këmbë! Publikohet foto e...

Foto ilustruese
10:33

I dehur në timon, shoferi i ambulancës...

10:11

Kartoni i zi mbërrin në futboll! Vendimi...

10:09

Aksident i rëndë në Sevaster të Vlorës,...

10:07

Pamjet e aksidentit në Tiranë/ Makina përplas...

9:59

Treni del nga shinat në Francë, 44...

9:41

Rama në Gjirokastër, takim me strukturat socialiste...

Foto ilustruese
9:35

Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën...

9:23

“Shëtitësit”/ Boshatisnin banesat në Fier, arrestohen 3...

9:10

“Territorialja” në fokus, Rama sot në Vlorë...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësu...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.