Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon konstituimi i...

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”, 10 mln...

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti i Serbisë...

Kush do të jetë presidenti i ri i Hungarisë?...

“Një trekëndësh bllokoi qiellin në 2002”, Pentagoni publikon dosje...

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

SHBA-ja do të largohet përsëri nga UNESCO, vetëm 2 vjet pasi iu ribashkua

22 Korrik 16:22

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur të martën se do ta braktisin përsëri agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për edukim, shkencë dhe kulturë, për shkak se besojnë se përfshirja e tyre në të nuk është në interesin e tyre kombëtar, dhe se UNESCO-ja mbështet gjuhë kundër Izraelit.

Ky vendim vjen vetëm dy vjet pasi Shtetet e Bashkuara iu ribashkuan UNESCO-s, pas largimit më 2018, gjatë administratës së parë të presidentit Donald Trump, raporton AP.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, ka thënë se tërheqja lidhet me agjendën e perceptuar të UNESCO-s për “mbështetjen e kauzave përçarëse sociale dhe kulturore”.

Ajo ka shtuar, në një komunikatë, se vendimi i UNESCO-s “për ta pranuar ‘Shtetin e Palestinës’ si shtet anëtar është tejet problematik, në kundërshtim me politikën e SHBA-së, dhe se i kontribuon ashpërsimit të retorikës kundër Izraelit brenda organizatës”.

Vendimi do të hyjë në fuqi në fund të dhjetorit të vitit 2026.

Kjo do të jetë hera e tretë që SHBA-ja do të largohet nga UNESCO-ja, e cila ka selinë në Paris, dhe hera e dytë gjatë një administrate Trump. Ajo iu ribashkua agjencisë për herë të fundit më 2023, nën administratën e Joe Bidenit.

Drejtorja e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka thënë se me keqardhje “të thellë” ka pranuar vendimin e SHBA-së, por ka thënë se ai ishte i pritshëm, dhe se agjencia “është përgatitur për të”.

Ajo ka mohuar akuzat për anim kundër Izraelit.

“Këto akuza janë në kundërshti me realitetin e përpjekjeve të UNESCO-s, veçanërisht në fushën e edukimit për Holokaustin dhe luftën kundër antisemitizmit”, është shprehur ajo.

Administrata Trump njoftoi më 2017 se SHBA-ja do të tërhiqej nga UNESCO-ja, duke e akuzuar organizatën për anim kundër Izraelit. Vendimi hyri në fuqi një vit më vonë. SHBA-ja dhe Izraeli ndërprenë financimin e UNESCO-s, pasi organizata votoi për përfshirjen e Palestinës së shtet anëtar më 2011.

Tërheqja e SHBA-së pritet të ketë ndikim mbi UNESCO-n, për shkak se Uashingtoni mundëson një pjesë të buxhetit të organizatës.

Por, UNESCO-ja pritet t’ia dalë, teksa ka diversifikuar burimet e financimit gjatë viteve të fundit, ndërsa kontributi i SHBA-së është tkurrur, duke përbërë vetëm 8 për qind të buxhetit të përgjithshëm të organizatës.

Azoulay është zotuar se UNESCO-ja do të vazhdojë të kryejë misionin e saj, pavarësisht “resurseve të reduktuara”, teksa ka bërë të ditur se organizata nuk po planifikon ta shkurtojë stafin e saj tani për tani.

“Qëllimi i UNESCO-s është t’i pranojë të gjitha kombet e botës, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të jenë gjithmonë të mirëseardhura”, është shprehur ajo.

“Ne do të vazhdojmë do të punojmë ngushtë me të gjithë partnerët tanë amerikanë në sektorin privat, në organizata të shkencës dhe jofitimprurëse, dhe do të zhvillojmë dialog politik me administratën dhe me Kongresin amerikan”, ka thënë Azoulay.

Shtetet e Bashkuara ishin tërhequr nga UNESCO-ja edhe gjatë administratës së Ronald Reaganit, më 1984, duke e konsideruar organizatën të keqmenaxhuar, të korruptuar dhe të keqpërdorur për avancimin e interesave të Bashkimit Sovjetik.

SHBA-ja ishte kthyer në UNESCO më 2003, gjatë presidencës së George W. Bushit./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
SHBA UNESCO Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon konstituimi i Kuvendit, vendi shkon sërish në zgjedhje

më shumë...

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”, 10 mln dollarë pritet të jete oferta më e lartë e topit të golit të Maradonës

më shumë...

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe marrin pjesë në edicionin e katërt të aktivitetit

më shumë...

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull i respektuar, është një jetë e shpëtuar!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:12

Kosova në “provën e zjarrit”, nëse dështon...

12:10

Ankand për topin e “Dorës së Zotit”,...

11:56

Festivali i folklorit në Kotë, 25 grupe...

11:55

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull...

11:48

Sherr në burgun e Fierit, dy të...

11:33

Njëri u vendosi zjarrin dy makinave, tjetri...

11:25

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti...

11:16

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e...

10:39

Kush do të jetë presidenti i ri...

10:04

Flakët përfshijnë furgonin që vinte nga Maqedonia...

10:04

U ekstradua nga Kolumbia, GJKKO lë në...

9:44

“Një trekëndësh bllokoi qiellin në 2002”, Pentagoni...

9:24

Fluks i shtuar në portin e Vlorës,...

9:20

U konfirmua nga Senati si ambasador, Ambasada...

9:02

Djegia e mbeturinave në landfillin e Krujës,...

8:45

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, një...

8:23

Termometri prek 40°C në Tiranë, “përvëlohen” Elbasani...

8:20

Prej 5 ditësh nën pushtimin e flakëve,...

8:02

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht...

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.