Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 August 2026
Vizion fokus

Gruaja bën për spital 4 burra në Londër, arrestohet...

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht vajzën 9-vjeçare...

Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare autoriteteve franceze për ekstradimin...

Tragjike/Rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen 12 persona të...

Taksisti grabit turisten në Mykonos, i merr çantën Hermès...

Netanyahu: Nuk largohemi nga Gaza! Kryeministri i Izraelit refuzon...

“Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plagos...

Pritet marrëveshje për Hormuzin, mund të firmoset brenda të...

Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e bllokuar në...

Rusia godet me raketa Kievin, 17 të vrarë dhe...

SHBA-ja dhe BE-ja i premtojnë fonde Armenisë

5 Prill 19:06

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë zotuar se do t’i japin qindra miliona dollarë Armenisë, teksa Jerevani po shikon kah Perëndimi pas prishjes së raporteve me aleaten e tij tradicionale, Rusinë.

Pas bisedimeve mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministrit armen, Nikol Pashinian, në Bruksel më 5 prill, shefja e KE-së tha se BE-ja do të ndalë 270 milionë euro për Armeninë për katër vjetët e ardhshëm.

“Ne do të bëjmë investime për të forcuar ekonominë dhe shoqërinë e Armenisë, duke i bërë ato më të qëndrueshme”, tha ajo.

Blinken tha se SHBA-ja dhe BE-ja “riafirmuan mbështetjen transatlantike për një të ardhme demokratike dhe prosperuese për popullin armen dhe që Kaukazi Jugor të integrohet më shumë në mënyrë paqësore”.

“Ne jemi të përkushtuar që të rrisim edhe më tej mbështetjen tonë për Armeninë demokratike dhe për qëndrueshmërinë ekonomike përmes investimeve në sigurinë ushqimore, infrastrukturën digjitale, diversifikimin e energjisë dhe diversifikimin e partnerëve tregtarë”, tha Blinken, duke shtuar se Uashingtoni planifikon t’i japë Armenisë “mbi 65 milionë dollarë ndihmë”.

Takimi trepalësh u mbajt në kohën kur ish-republika sovjetike në Kaukaz ka distancuar veten nga Rusia.

Muajin e kaluar, Nikol Pashinian, gjatë një interviste për televizionin France 24 tha se shteti i tij ka ngrirë anëtarësimin në Organizatën e Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO), që udhëhiqet nga Rusia.

Qeveria e Pashinianit ka akuzuar CSTO-në për “dështim që të përgjigjet ndaj sfidave të sigurisë” me të cilat përballet Armenia.

Autoritetet armene kanë akuzuar paqeruajtësit rusë që janë të dislokuar në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut më 2020 për dështim që të ndalnin ofensivën e kryer nga Azerbajxhani, që përfundoi me marrjen e kontrollit të këtij rajoni nga Bakuja pasi për tri dekada ishte nën kontrollin e armenëve etnikë.

Moska ka hedhur poshtë akuzat, duke argumentuar se paqeruajtësit nuk kishin mandat që të intervenonin./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Armeni BE Fonde SHBA

Nga e njëjta kategori

Gruaja bën për spital 4 burra në Londër, arrestohet nga policia pas sulmit me thikë (VIDEO)

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e enjte

më shumë...

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, flakët i drejtohen fshatit

më shumë...

Policia Rrugore e Elbasanit me “dorë të hekurt”, për një javë mbi 1700 gjoba, në pranga shoferët e dehur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:17

Gruaja bën për spital 4 burra në...

5:12

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...

4:43

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:42

“Marina Orikum”: Arkitektura si lundrim

4:35

Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare autoriteteve franceze...

4:27

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë...

4:13

Policia Rrugore e Elbasanit me “dorë të...

3:56

Tragjike/Rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen 12...

3:34

Me kallashnikov dhe motor pa targa, ja...

3:04

Grabitje me armë në një argjendari në...

2:58

Studimi: Stresi në punë po u shkatërron...

2:47

Fluks në Kapshticë e Qafë Thanë, emigrantët...

2:40

Taksisti grabit turisten në Mykonos, i merr...

2:35

Netanyahu: Nuk largohemi nga Gaza! Kryeministri i...

2:27

Riorganizohen “Gjuhët e Huaja”, programet e reja...

2:24

Rëndohet qarkullimi në Shkodër, shkak kthimi i...

2:22

“Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”,...

2:07

Rritet numri i turistëve në Shkodër, 20...

2:02

Pritet marrëveshje për Hormuzin, mund të firmoset...

1:53

Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e...

Më të klikuarat

  • Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin...
  • “Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plag...
  • Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e bllokuar në lodrën e dru...
  • Fund tragjik i kërkimeve për bashkëshortin e ministres itali...
  • “Kur fati të troket 2 herë në jetë”, hodhi gabimisht biletën...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.