Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano, bagazhet marrin...

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues nga vendet...

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin pamjet e para...

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit, plani i...

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit, banorëve u...

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit me kërpudha,...

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon se...

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti...

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

SHBA: Fuqizimi i shpejtë bërthamor i Kinës përbën shqetësim

2 Korrik 09:36

Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se fuqizimi i shpejtë bërthamor i Kinës përbën shqetësim dhe i bënë thirrje Pekinit të angazhohet në dialog për “masa praktike për të reduktuar rrezikun e një gare destabilizuese armatimesh”.

 

Shtimi i armatimeve bërthamore kineze është bërë më i qartë, ndërsa Kina largohet nga strategjia që ka ekzistuar prej dekadash për shkurajim minimal, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në një konferencë për shtyp.

 

Price i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje lidhur me një artikull nga Washington Post se Kina kishte filluar të ndërtonte mbi 100 struktura mbajtëse për raketa në një zonë shkretinore në perëndim të vendit.

 

“Këto zhvillime dhe të tjera çojnë në përfundimin se arsenali bërthamor i Kinës do të rritet me shpejtësi dhe në një nivel më të lartë se ç’parashikohej më parë. Kjo krijon shqetësime dhe thekson rëndësinë që të ndjekim masa praktike për të ulur kërcënimin bërthamor”, tha Price.

 

Ai shtoi se administrata Biden i përmbahet pozicionimit për stabilitet strategjik në angazhimet me Rusinë dhe “një mendësi e njëjtë do të ndiqej edhe në angazhimin me një fuqi tjetër bërthamore, Kinën”.

 

Price shtoi se Uashingtoni i ka dëgjuar me vëmendje komentet e Presidentit Xi Jinping në ceremoninë për 100 vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste, por “nuk do të bëjmë komente specifike”.

 

Në fjalimin e tij, Xi paralajmëroi se forcave të huaja që përpiqen ta frikësojnë Kinën “do t’u shtypet koka” dhe u betua të forcojë ushtrinë./ VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
Kina SHBA shqetesim

Nga e njëjta kategori

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano, bagazhet marrin flakë para se të ngarkohen në aeroplan (VIDEO)

më shumë...

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit, plani i Trump për Gazën në qendër të vëmendjes

më shumë...

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit, banorëve u kërkohet të evakuohen

më shumë...

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit me kërpudha, nis apeli i gruas së dënuar me burgim të përjetshëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Alarm në aeroportin e Malpensas në Milano,...

10:25

Trafik i rënduar drejt Tiranës, rradhë kilometrike...

10:22

Maratona e notit “Agron Ruvina”, 100 garues...

9:52

300 vende të reja në Policinë e...

9:09

Zjarret në Shqipëri/ 8 vatra vijojnë aktive,...

9:01

Dasmë në dhomën e ndenjes! Dalin pamjet...

8:38

Fluks i madh pushuesish, krijohet trafik kilometrik...

8:27

Duke filluar nga nesër, 3 shenja Horoskopi...

8:24

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit,...

8:01

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit,...

7:30

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit...

7:03

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska...

6:29

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave...

6:12

Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham...

5:42

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe...

5:30

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e...

4:35

Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë...

4:33

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6...

3:54

Sipas psikologes: Pyetje të thjeshta që zbulojnë...

3:23

Policia shton kontrollet në terren, kontrollohen 131...

Më të klikuarat

  • Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...
  • U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeç...
  • Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në...
  • I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet...
  • Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham rikthehen në hotel...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.