Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin një shuplakë të fortë aksionit radikal opozitar për djegien e mandateve të deputetëve. Në një deklaratë zyrtare, ambasada amerikane në Tiranë i quan kërcënime qëndrimet e PD dhe LSI, duke iu kujtuar atyre se po minojnë demokracinë e po sabotojnë reformat.

“Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme.”

 

Por SHBA nuk ndalet këtu: ambadasa iu bën thirrje deputetëve të parlamentit që të refuzjonë braktisjen e deputetëve e të mbrojnë demokracinë.

 

“Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni.”

Apeli i fortë i shteteve të bashkuara të amerikës vjen vetëm një ditë pas vendimit të opozitës për djegien e mandateve ndërkohë që ai i bashkohet kërkesës së Brukselit zyrtar për të mos e ndërmarrë këtë vendim ekstrem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *