SHBA falenderon Shqipërinë për kthimin e amerikanëve: Ndihmë e jashtëzakonshme

Shtetet e bashkuara te amerikes kane falenderuar shqiperine per ndihmen dhe solidaritetin e treguar duke kthyer shtetasit amerikane ne atdhe. Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës I derguari i posaçëm i I SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer vlereson partneritetin me Tiranen.
MATTHEW PALMER
I DERGUAR I SHBA PER BALLKANIN PERENDIMOR
Vendet e rajonit Shqiperia Serbia e Mali i Zi kanë qenë shumë bujare, duke lejuar amerikanët të kthehen nga vendet e tyre në SH.B.A., shpesh pa ndonjë kosto. Ne jemi mirënjohës për partneritetin tone dhe dhe solidaritetin e treguar. Shume nga kolegët e mi po investojnë kohë dhe përpjekje për të ndihmuar amerikanët të kthehen në shtëpi, por unë do të doja të theksoja partneritetin që kemi me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjate intervistes diplomati amerikanka theksuar se bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë në lidhje me çështjen e koronavirusit është inkurajues.
MATTHEW PALMER
I DERGUAR I SHBA PER BALLKANIN PERENDIMOR
Mendoj se bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë në lidhje me çështjen e koronavirusit është vërtetë inkurajues. Ky është një lajm i rrallë i mirë në këtë situatë. Kështu që është inkurajuese të shihet se si Kosova dhe Serbia po gjejnë pikat e përbashkëta dhe bashkëpunimin për ta tejkaluar kërcënimet.
Ne lidhje me ndihmen e ardhur ne vendet e ballkanit nga Kina dhe Rusia ne situaten e pandemise, Palmer shtoi se ky nuk është një konkurs. Nëse Kina dhe Rusia mund të ndihmojnë vendet në Ballkanin Perëndimor, kjo është nje gje pozitive u shpreh zyrtari amerikan.




