Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 August 2026
Vizion fokus

Netanyahu: Gaza nuk do të kthehet në situatën e...

Rama zbardh detajet, ja çfarë u diskutua me drejtuesit...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik, deputetë e...

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush janë viktimat...

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e...

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2...

Arrestohet djali i ministrit, policia heton pjesëmarrjen në organizatë...

Irani: Do dokumentojmë krimet e SHBA-së dhe Izraelit

I nxehti “përvëlon” Europën Jugore, situata më kritike është...

Haaland “shokon” fansat me pamjen e re, ylli i...

SHBA do të zhvillojë bisedimet e para të drejtpërdrejta me talebanët pas largimit nga Afganistani

9 Tetor 15:36

Zyrtarë të lartë amerikanë do të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta, duke filluar nga e shtuna, me përfaqësuesit e talibanëve në pushtet në Afganistan, për herë të parë që nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga ai vend.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë se delegacioni amerikan do të takohet të shtunën dhe të dielën në Doha të Katarit, me përfaqësues të lartë talebanë.

Agjencia e lajmeve Reuters, e cila raportoi së pari për bisedimet, tha se delegacioni amerikan do të përfshijë zyrtarë nga Departamenti i Shtetit, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe agjencitë amerikane të zbulimit.

Delegacioni amerikan do të ushtrojnë trysni mbi talebanët për të siguruar kalimin e sigurt nga Afganistani për qytetarët amerikanë, si dhe aleatët afganë.

Delegacioni amerikan gjithashtu thuhet se do t’i mbajë talebanët përgjegjës për angazhimin e tyre për të mos u bërë strehë për al-Kaidën apo terroristët e tjerë dhe të përmirësojnë qasjen për ndihma, ndërsa Afganistani përballet me një krizë humanitare në rritje dhe një krizë ekonomike.

Një zëdhënës i talebanëve tha se në bisedime gjithashtu do të rishqyrtohet marrëveshja e paqes që talebanët nënshkruan me Uashingtonin në vitin 2020, e cila hapi rrugën për tërheqjen përfundimtare të Shteteve të Bashkuara.

Që kur talebanët morën pushtetin, ekstremistët e Shtetit Islamik kanë shtuar sulmet ndaj grupit militant, si dhe pakicave etnike dhe fetare. Të premten, një sulmues vetëvrasës i ISIS-it vrau të paktën 46 myslimanë të sektit shiitë dhe plagosi dhjetëra të tjerë në sulmin më të përgjakshëm që nga largimi i Shteteve të Bashkuara./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Afganistan bisedime SHBA Talebane

Nga e njëjta kategori

Netanyahu: Gaza nuk do të kthehet në situatën e para 7 tetorit

më shumë...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik, deputetë e ministra dalin nga vila qeveritare në Pogradec

më shumë...

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e para

më shumë...

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për 2 viktima dhe 1 të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:54

Netanyahu: Gaza nuk do të kthehet në...

8:20

Kuçovë/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës...

8:08

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me...

7:52

Ilaçet që mund ta bëjnë më të...

6:53

Rama zbardh detajet, ja çfarë u diskutua...

6:24

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politik,...

6:10

Vrasja në Dukagjin, reagon policia, ja kush...

5:48

Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir,...

5:38

Kërcet arma në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet...

5:32

Arrestimi i Vis Kosovës, policia: Dhunoi dhe...

5:16

Arrestohet djali i ministrit, policia heton pjesëmarrjen...

5:13

Irani: Do dokumentojmë krimet e SHBA-së dhe...

4:23

Shoferit i hiqet leja e qarkullimit, merr...

3:39

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 7...

3:26

I nxehti “përvëlon” Europën Jugore, situata më...

3:24

Aleanca i “hedh qymyr” qeverisë, partia e...

3:10

Kapet me armë në Palasë, arrestohet Vis...

3:03

Operacion antidrogë në Tiranë, 5.2 kg heroinë...

2:53

Haaland “shokon” fansat me pamjen e re,...

2:22

Vrasja në Ksamil, gjendet në ferra thika...

Më të klikuarat

  • Kjo është 45-vjeçarja shqiptare që u vra në Athinë, autori i...
  • Tragjedia në Manzë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari i plagosur...
  • Tragjedi në Athinë, 45-vjeçarja ekzekutohet me armë zjarri...
  • Vrasja në Shkodër, viktimat babë e bir, detajet e para
  • Shoferit i hiqet leja e qarkullimit, merr edhe 50 mijë lekë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.