“SHBA dhe BE, boll më duarlidhur”/ Vasili: Rama po shkatërron Reformën në Drejtësi

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e cilëson kryeministrin Edi Rama si personin përgjegjës që po shkatërron Reformën në Drejtësi.
Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili shprehet ligjet e reformes po ndryshohen sipas dëshirës së Ramës, ndërsa i bën thirrje SHBA-së dhe BE-së që të veprojnë dhe mos ta pranojnë një situatë të tillë.
“SHBA dhe BE boll më duarlidhur, ndersa Rama shkaterron Reformen ne Drejtesi. Me insistimin e SHBA dhe BE ne vitin 2016 pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese u miratuan me rrembim shtate ligjet qe do te jetesonin reformen ne drejtesi. Shtate ligje te pergatitur nga Grupi i Eksperteve te nivelit te larte qe do te miratoheshin pa ndryshime ne parlament sic u dakordesua nga SHBA dhe BE me Komisionin ad Hoc te Reformes ne Drejtesi. Rama po i zhbën,copeton dhe ndryshon ligjet dhe bashke me to po asgjeson realisht paketen e shtate ligjeve te Reformes ne Drejtesi.
Ish-deputeti nga radhët e LSI-së theksoi se lëvdatat dhe duartrokitjet e BE dhe SHBA janë përdorur nga Rama si “alibi per kapjen e drejtesise”.
“Ligjet e reformes shqepen e qepen perdite sipas hallit te dites se Edi Rames. SHBA dhe BE nuk duhet dhe nuk mund te pranojne me nje situate te tille kaq te rrezikshme me drejtesine. Ato ishin garantet e Reformes ne Drejtesi. SHBA dhe BE jane edhe ne Kushtetuten e Shqiperise per rolin e tyre ne Reformen ne Drejtesi. Reforma ne Drejtesi eshte kthyer sot ne nje cope leter te ciles Edi Rama i shkul nga nje cope dite per dite sipas hallit te dites. SHBA dhe BE kane detyre te vene gishtin ne plage,te shohin te vertetat ne sy.”
Ndër të tjera, Vasili tregon se shqiptarët janë zhgënjyer nga zbatim i reformës dhe kanë humbur besimin, ndërsa shton që SHBA dhe BE duhet të jenë në krah të shqiptarëve dhe jo qeverive.
“Drejtesia e pakapur dhe qe ndeshkon korrupsionin e tmerrshem dhe kriminalizimin e qeverise kjo eshte ajo qe shqiptaret presin dhe qe SHBA dhe BE jua premtuan atyre kur u miratua Reforma ne 21-22 korrik 2016. Reforma ne Drejtesi eshte ne prag te gremines dhe askush nuk mund te mbylle më syte sepse kjo do te sillte nje kaos me pasoja te paparashikueshme. Ndaj koha per te vepruar eshte tani. Propaganda artificiale dhe lavderimet fiktive plot sheqer ne anglisht dhe shqip e kane helmuar reformen ne drejtesi.”




