E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA, Clinton dhe Trump nisin fushatën

Me përfundimin e dy konventave, rivalet per Shtëpinë e Bardhe, Hillary Clinton dhe Donald Trump iu rikthyen fushatës per te siguruar mbështetjen e amerikaneve. Pas raportimeve se hakerat kishin ndërhyre edhe ne rrjetin e kompjuterave te fushatës se saj, Clinton sulmoi Trump nga Pensilvania.

Hillary Clinton: Une nuk e njoh vendin per te cilin flet Donald Trump. Une nuk e njoh intolerancen, mburrjen dhe ngacmimin, pasi ato nuk perfaqesojne amerikanet.

Clinton dhe i përzgjedhuri i saj per zv/president Tim Kaine nisen nje turne treditor me autobus, qe përfshin edhe ndalesën ne Ohajo. Por nga ana tjetër multimiliarderi Trump qe beri fushate ne Colorado, sulmoi fjalimin e Clinton ne konventën e demokrateve.

Donald Trump: Unë jam treguar i mire, por pasi pashe performancen e saj dhe dëgjova gënjeshtrat qe tha, nuk do te tregohem me kaq i mire. Unë tani do te heq dorezat.

Reklamë

Ndonëse Trump kishte marre kryesimin e sondazheve pak dite me pare, nje ankete e fundit tregon se Clinton ka kaluar përpara tij me nje diference prej 6 perqind.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë