E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:40 Në vijim ora 02:40: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA bombardon një tjetër anije venezueliane që ju përkiste karteleve të drogës

Forcat amerikane kanë nisur një tjetër sulm ndaj një anijeje në Karaibe, që dyshohet se po trafikonte kokainë, njoftoi të premten Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth.

Ministri tha se sulmi vrau të gjashtë personat në bord.

“Mbrëmë [të enjten], me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës nisi një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje të operuar nga Tren de Aragua”, një bandë venezueliane që është përcaktuar si “organizatë terroriste” nga Uashingtoni, tha Hegseth në një postim në platformën X.

Më tej ai shpjegoi se: Gjashtë narko-terroristë ishin në bordin e anijes në kohën e sulmit, i cili u zhvillua në ujëra ndërkombëtare – dhe ishte sulmi i parë i natës. Gjashtë terroristët u vranë, ndërsa asnjë anëtar i forcave amerikane nuk u plagos në këtë sulm”, sqaroi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së.

Uashingtoni ka njoftuar dhjetë sulme kundër anijeve që dyshohet se transportojnë drogë në Karaibe dhe Paqësor që nga shtatori, me një numër prej të paktën 43 të vdekurish.

Vazhdo të lexosh

Reklamë