E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

SHBA-BE përshëndesin qeverinë e re të Hotit: Rinisni sa më shpejt dialogun me Serbinë

Ndërkombëtarët kanë përshëndetur zhvillimet e kësaj të mërkure në Kosovë duke u shprehur optimistë se masa e reciprocitetit ndaj Serbisë do të hiqet sa më parë dhe se do të bëhen hapa pozitivë drejt dialogut.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përgëzuar procesin paqësor për konfirmimin e qeverisë së re.

“Mezi presim të punojmë me qeverinë Hoti, për të vazhduar punët e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe përparimin, përfshirë përpjekjet për fuqizimin e marrëdhënieve rajonale në luftimin e pandemisë së COVID-19”.

Reklamë

Ndërsa Bashkimi Europian ka deklaruar se mezi pret të bashkëpunojë në përparimin e marrëdhënieve ndërmjet unionit dhe Kosovës.

“Një rifillim i shpejtë i dialogut Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga BE-ja, me mbështetjen e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, është thelbësor për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mënyra e vetme për ta kthyer të ardhmen europiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj”.

Edhe Tirana zyrtare i ka uruar rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës. Në një postim në rrjetin social tëitter, kryeministri Edi Rama shprehet besimplotë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, qeveria dhe opozita do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë