Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë bërë thirrje për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke theksuar se kjo është një domosdoshmëri.

 

“Është mënyrë për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve, krijimin e besimit ndërmjet serbëve etnikë dhe qeverisë qendrore, sigurimin e lidhjeve më të mira ndërmjet veriut dhe pjesës tjetër të vendit dhe krijimin e mekanizmave për serbët për pjesëmarrje më të madhe në jetën shoqërore të Kosovës.”

 

Dy zyrtarët e lartë kanë përjashtuar që bashkësia e komunave mund të krijojë një republikë serbe të ngjashme me atë në Bosnjë.

 

“Ne e kundërshtojmë rreptësisht krijimin e çfarëdo entiteti që i përngjan Republikës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë (BH); Bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë një zgjidhje. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë nga Kosova që të ofrojë vizionin e saj për këtë Asociacion dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike për të siguruar që funksionon në interesin më të mirë të kosovarëve.”

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë intensifikuar përpjekjet për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, që do të çonte në normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *