Kronikë
Shantazh përmes rrjeteve sociale/ Apeli i policisë: Mos jepni të dhënat personale

Rriten ndjeshëm krimet kibernetike në Shqipëri, sidomos njerëzit që janë kërcënuar me publikimin e të dhënave private nga persona që shfrytëzojnë profile false në rrjetet sociale.
Reklamë
Shqetësimi është ngritur nga Policia e Shtetit, e cila thotë se kohët e fundit janë shtuar shume denoncimet e qytetarëve.
Reklamë
Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike thotë se autorët, pasi marrin të dhënat e qytetarëve, fillojnë kërcënimet me publikimin e informacioneve kofidenciale dhe kërkojnë në këmbim vlera të ndryshme monetare.
Policia thotë se viktimat janë të grupmoshave të ndryshme, ndaj bën apel që të bëhet kujdes, duke mos i treguar të dhënat personale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




