Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

13 të vrarë në jug të Libanit, Izraeli vijon...

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton turistët: Ofrojmë...

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj burg, ndërsa...

Pse nuk ka garë në PD? Berisha i përgjigjet...

Sulm rus në Ukrainë, të vdekur dhe të plagosur...

Detaje nga operacioni antidrogë në qarkun e Elbasanit, 18...

SHBA njoftoi tërheqjen e 5.000 trupave nga Gjermania, Berlini:...

Trump: Ndoshta jemi më mirë pa një marrëveshje me...

12 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të...

Trump përshkallëzon armiqësinë me Merz dhe tërheq 5,000 trupa...

Shantazh, gënjeshtra, nacionalizëm – Italia në të tatëpjetë

Nga Bernd Riegert
Gazetar i DW
29 Gusht 12:42

Qeveria populiste e Italisë bën atë që dinë të bëjnë më mirë populistët: Të shtrembërojnë faktet, të ndezin emocionet me fajësime të pavërteta e parrulla të thjeshta e të nxjerrin kështu kapital politik. Ministri italian i Ekonomisë, Luigi di Maio pretendon se Italia paguan çdo vit 20 miliardë euro në buxhetin e BE. Kjo nuk është e saktë, neto Italia ka paguar vetëm 3,3 miliardë euro. Eurokomisioneri i BE për buxhetin, Günther Oettinger e korrigjoi këtë të dhënë të di Maios.

Lideri i Lëvizjes Pesë Yjet kërcënon se do të ndërpresë kontributet italiane në buxhetin e BE. Kjo është e para antiligjore, dhe tjetra një kërcënim pa stil, që BE e ka hedhur menjëherë poshtë. Di Maio dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini pretendojnë më tej, se BE ka premtuar t’ia marrë Italisë emigrantët që vijnë aty. Edhe kjo është e gabuar. Një ujdi të tillë nuk e kanë arritur asnjëherë shtetet anëtare, që duan të izolohen nga migrantët. Disa kanë sinjalizuar vetëm gatishmërinë vullnetarisht për të marrë disa prej tyre. Më shumë solidaritet nuk ka.

 

Shantazh, gënjeshtra, nacionalizëm – Italia në të tatëpjetë

 

Por më absurd është pretendimi, se Komisioni i BE në Bruksel është përgjegjës për pranimin e refugjatëve. Di Maio dhe Salvini e dinë shumë mirë, se përgjegjës për këtë janë shtetet anëtare. Solidaritet nuk ka as mes qeverive populiste. Edhe autokrati në Danub, kryeministri hungarez, Viktor Orban refuzon, megjithë kërkesën italiane të marrë edhe një emigrant të vetëm. Salvini, që me temën e refugjatëve vazhdon të bëjë fushatë zgjedhore të pandërprerë, megjithëse shifra e të ardhurve është shumë larg gjendjes së krizës, ka gjetur një recetë antihumane të thjeshtë: Përmes refuzimit të çdo lloj anijeje me migrantë në bord, ai kërkon të izolohet dhe të kërcënojë me çdo çmim. “Italia e para” – po zbatohet pa marrë parasysh pasojat.

Fakti që Salvini dhe funksionarët e tij bllokuan edhe një anije italiane si “Dicioitti” është e papranueshme për drejtësinë italiane. Ajo ka filluar hetimet për heqje lirie ndaj Salvinit, që nuk do shkojnë shumë larg me siguri, por të paktën kjo është një shenjë e qartë e rezistencës kundër kursit të populistëve në Romë. Reagimi i Salvinit pritej. Hetimet ai i quan “turp”, se bëhet fjalë për Italinë dhe “nder”, sepse fisnikërojnë luftën e tij kundër sistemit. Sulme të tilla joserioze ndaj drejtësisë i njohim ndërkohë nga Shtëpia e Bardhë, por ato nuk duhet të kthehen në përditshmëri edhe në Itali!

 

Italia ka për të rrezikuar

 

E vërtetë është po ashtu se shtetet anëtare, edhe pas tre vjetësh nuk kanë arritur të bien dakord për një reformë të sistemit të azilit dhe një shpërndarje të drejtë të migrantëve. Kjo është dobësia që shfrytëzohet deri në fund nga populistët: BE bëhet fajtore për çdo gjë. Ky reagim impulsiv është i gabuar. Problemet janë komplekse dhe Italia vetë ka bërë pjesë tek vendet që kanë penguar reformimin e procedurave europiane.

E palejueshme është që të veprosh në mënyrë të veçuar tërësisht, duke shkelur rregullat europiane e ato humane, siç po bëjnë Matteo Salvini dhe Luigi di Maio tani. Me këtë ata cënojnë edhe themelet e BE. Por me kërcënime nuk kanë për të shkuar larg, as nuk duhen lejuar të shkojnë larg. Edhe në negociatat për buxhetin nga viti 2012-2017, italianët mund të shkaktojnë shumë probleme. Mund të llogarisim se populistët dhe radikalët e djathtë do të rrezikojnë edhe daljen nga eurozona dhe BE për të realizuar vullnetin e tyre. Pas Brexit, Polonisë dhe Hungarisë po krijohet me shpejtësi një vatër e re krize për BE.

Posted Under:
Opinion
Tagged:
emigrantë Evrope Italia Koment

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

më shumë...

Dronët ukrainas që po godasin arkën e luftës së Rusisë

më shumë...

“Lokalet” në Kosovë do të sjellin ndryshim pushteti në veri

më shumë...

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:39

13 të vrarë në jug të Libanit,...

3:24

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton...

3:07

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj...

2:47

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

2:45

Operacioni antidrogë në Elbasan! Policia ndan detajet:...

2:31

“Më krijoi një hendek të madh”, Klodi...

2:19

U nda nga i dashuri LIVE! Nëna...

1:51

Klodit nuk i del inati me Mozën...

1:36

“Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna...

1:14

Surpriza për ditëlindjen e Indri, nëna e...

1:02

Këshillim për degën e studimit, ekspertët: Gjithnjë...

12:53

Afrimiteti me Mozën strategji? Ervin Kapaj flet...

12:47

Pse nuk ka garë në PD? Berisha...

12:27

Himara çel sezonin turistik, Tavo: Destinacioni ideal...

12:18

Hyrje të reja në “Ferma VIP 3”,...

12:09

Kishte përshtatur ambientin me qira për prostitucion,...

11:27

Ktheu lokalin në kazino me makineta dhe...

11:12

Sulm rus në Ukrainë, të vdekur dhe...

10:47

Qarkullonte i armatosur, arrestohet 19-vjeçari shkodran, policia...

10:23

Detaje nga operacioni antidrogë në qarkun e...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • 700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do pa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.