E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Shansi i fundit për Shqipërinë

A do te jene 24 orët e fundit per kombëtaren shqiptare te futbollit ne France, apo do te ketë një mrekulli per kuqezinjtë, per te prere biletën per ne raundin e 1/8-ve. Tashme ka ngelur shpresa ne dy grupet e fundit. Një humbje e Portugalisë ne Grupin F kundër Hungarisë dhe fitoret ose barazimet e Italisë dhe Belgjikës ne Grupin E, jane rezultatet e vetme qe Shqipëria te jete mes katër skuadrave te vendeve te treta qe prekin kualifikimin. Ndërkohe edhe pse shanset janë te pakta për te mos thëne zero, pasi kuqezinjtë kane armikun e tyre me te madh golavarazhin, ata kane vazhduar stërvitjen si zakonisht, duke shpresuar se evropiani, do t’i thërrasë nen arme te shtunën ose te dielën per raundin e ardhshëm.

Më shumë video

Reklamë