Ish-presidenti Bujar Nishani i doli në mbrojtje kreut të opozitës, Lulzim Basha, pas akuzave që hodhi kryeministri Edi Rama për të se ka qenë hetues i UÇK.

 

Nishani akuzoi Ramën në “Facebook” se ai është tradhtar i interesave të kombit dhe se thjesht po shpif për Bashën.

 

“Tradhtari më i damkosur i Kombit Shqiptar në 108 vjet histori, çiraku më mjeran i skutave shoviniste serbe në Tiranë, matrapazi i 12 miljeve det Arbëror, minuesi i pavarësisë së Kosovës dhe sponsori i Jugosllavisë së Re ndër shqiptarët, tenton të fsheh hajninë, korrupsionin, vëllazërinë me krimin dhe trafikantët ordinerë, varfërimin e shqiptarëve, mashtrimin dhe degradimin që i ka bërë shqiptarëve e Shtetit Shqiptar në dobi të albanofobëve anekënd botës ; duke sharë e shpifur si llaxore ordinere mes haluçinacioneve,  Lulzim Bashën që është vite dritë larg modelit prej xhahili injorat të kryerilindasit.”

 

Nishani tha me bindje se Edi Rama do të marrë përgjigjen që meriton nga populli në 25 prill.

 

“Shqiptarët e njohin mirë tani mashtruesin e rëndomtë por gjëmëmadh për fatet e shtetit dhe kombit, ndaj llogarinë e kanë shpejt me të. 25 Prilli 2021 po afrohet gjithnjë e më shumë! Ta dënojmë me votë tradhëtarin e infiltruar në këtë vend ! 🇦🇱 👇”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *