E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

Shameti: Djegia e mandateve nëna e bojkoteve ato që e artikuluan të mbajnë përgjegjësi

Mazhoranca ka lëshuar ftesën publike për dialog me opozitën për ti dhënë zgjidhje krizës.

 

Ndërkohë që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim refuzojnë kategorikisht të negociojnë pa u larguar Edi Rama.

 

Nga ana tjetër kandidatë të listës kanë nisur të dorëzojnë formularët në komisionin e zgjedhjeve per të marrë mandatet e për të zënë vendet bosh ne parlament.

 

Për të folur më shumë rreth kësaj çështje në edicionin qëndror të lajmeve ne Vizion Plus këtë të shtunë ka qenë deputeti i PS-së Adnor Shameti.

 

 

Deputeti në fjalën e tij për Vizion Plus ka deklaruar se mazhoranca është e hapur për dialog, por jo për dhënie pushteti në tavolinë.

 

“Ne jemi të hapur për të dialoguar me të gjithë përfaqësuesit e opozitës dhe ne bëjmë të qartë për të gjithë opinionin publik që kurrsesi nuk mund të ketë negociata për dhënien e pushtetit në tavolinë. Në një demokraci funksionale dhe kushtetuese baza janë zgjedhjet.”

 

Kryeministri Rama artikuloi qartë dje ftesën për tu ulur në bisedime, por Basha e refuzoi sot. Çfarë ofron shumica që PD dhe LSI të pranojnë dialogun ?

Në një demokraci funksionale kushtetuese dialogu është baza e një marrëdhënie të shëndetshme mes forcave kundërshtare, kështuqë në këtë linjë ka qenë edhe qëndrimi i kryeministrit Rama në Samitin e Diasporës ku dhe ka bërë ftesën publike për përfaqësuesit e opozitës për dialog. Dialogu nuk nënkupton gjë tjetër përveçse respektimin e kornizës dhe të kuadrit kushtetues në Shqipëri dhe nuk mund të dalim jashtë atij kuadri. Ne jemi të hapur për të dialoguar me të gjithë përfaqësuesit e opozitës dhe ne bëjmë të qartë për të gjithë opinionin publik që kurrsesi nuk mund të ketë negociata për dhënien e pushtetit në tavolinë. Në një demokraci funksionale dhe kushtetuese baza janë zgjedhjet. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri janë zhvilluar në 2017 dhe rezultati me vullnetin e shqiptarëve ishte i qartë, më shumë se 35 mijë vëzhgues përfaqësues të PD-së të cilët kanë certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve kanë qenë katër nga 7 anëtarë të komisionit qëndror të zgjedhjeve përfaqësues të opozitës së sotme të cilët kanë certifikuar me një rezultat unanim 7 me 0, rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në të gjitha qarqet e Shqipërisë dhe nga ana tjetër sikurse jeni në dijeni për efekt të marrëveshjes politike të 17 majit prej zemërgjërësisë dhe vullnetit politik të trguar nga Kryeministri Rama, PD-së i është lënë në tavolinë drejtimi i ministrive kryesore ku përfshiheshin zv.kryeministri, ministri i brendshmë , i Shëndetsisë, Arsimit etj, ishin garanci absolute për një process që nuk u kontestua si gjatë zhvillimit ashtu edhe për çertifikimin e tij. Qëndrimi i opozitës për djegien e mandateve ishte si një rrufe në qiell të pastër, pas një viti e gjys pas çertifikimit total, kjo është njëra anë e  panoramës, pjesa më e rëndësishme është se ndërkombëtarët kanë qenë të qartë që në fillim nga njëra ana me çertifikimin që në unison i kanë bërë rezultatit të zgjedhjeve, ku theksuar se ishin zgjedhjet më të mira të bëra ndonjëherë.

 

Çfarë ndodh nëse opozita nuk tërhiqet, a egzistojnë mundësitë për një qeveri tranzitore siç kërkon ajo ?

 

Nuk mund të ketë negociata jashtë kuadrit kushtetues, zgjedhje të përgjidhshme janë bërë në 2017 dhe po ashtu do të ketë dhe në 2021, është e pakuptimtë që në një demokraci ku i gjithë qëndrimi i ndërkombëtarëve sidomos në dy javët e fundit kun ë vijimësi ka qenë kundër bojkotit sikur socialistët bojkojtonin vitet e shkuara po ashtu edhe demokratët. Unë kam pas rastin që në Parlamentin Evropian të komunikoj kokë më kokë me përfaqësues të së djathtës atje dhe fjala që nuk ekzistonte në fjalorin politik të së djathtës evropiane është fjala bojkot, ndërsa djegia e mandateve është nëna e të gjithë bojkoteve, një kazuz që as në teori nuk artikulohet e jo më në praktike. Ato që e artikuluan duhet të mbajnë përgjegjësi para zgjedhëzve të tyre që i tradhëtuan dhe i lanë në mes të rrugës.

 

Disa kandidatë në listat e LSI-së kanë dorëzuar tashmë formularin për të marrë mandatet në KQZ, a mund të këtë edhe të tjerë që bëjnë kete hap ?

kjo që po më pyesni ju është thjesht vijim i asaj që përfaqëson kushtetuta dhe kodi zgjedhor për vijimësinë e asaj që ndodh me listat përfundimtare të mandateve. Dëgjova me vëmendje qëndrimin e zotit Basha në lidhje me insituatat për listën pasuese, thirrjet e ndërkombëtarëve qoftë nga amabasada amerikane, nga ekipi i europarlamentarëve që vizituan së fundmi Shqipërinë ka qenë që ftojmë dhe ju bëjmë thirrje që të mbajnë përgjegjshmërinë të gjithë kandidatët që kanë qe të marrin mandatet dhe të ushtrojnë vullnetin e popullit.

 

Nëse vendet mbeten bosh, si do të plotesohen ato, kush i merr mandatet e opozitës ?

 

Parlamenti është funksional edheme 71 deputetë, dhe ndryshimi i vetëm i një parlamenti me 71 nga ai me 140 deputetë është kalimi i ligjeve të cilësuara, të cilët kërkojnë 2/3 ose 2/5 e kuvendit ato ligje parkohen themi ne në terminologjinë juridike dhe kur të arrihet konsensusi dhe të jetë numri  i duhur i votuesve atëherë këto ligje do të kalojnë, nuk ka asnjë pengesë ligjore kushtetuese që parlamenti të vijojë punën e vet për të kaluar të gjithë ligjet e “thjeshta”.

Më shumë intervista