Subscribe

Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një deklarate për mediat theksoi se mësimi është pezulluar për nxënësit në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës, ndërsa në qarqet e tjera mësimi do të vijojë normalisht.

 

Shahini në fjalën e saj bëri me dije se në qarkun Durrës mësimi është pezulluar deri në datën 9 dhjetor, ndërsa në dy qarqet e tjera deri në datën 5 dhjetor.

 

“Sot me propozimin tim mori këtë vendim, në qarkun e Durrësit, Durrës, Krujë, Shijak deri në 9 dhjetor pezullohet mësimi. Në qarkun e Tiranës, që përfshin Vorë, Kamëz Kavajë, Rrogozhinë dhe në qarkun e Lezhës, Kurbin, Mirditë deri në datë 5 dhjetor, por ruajmë mundësinë që ta shtyjmë edhe për disa ditë të tjera nëse nuk jemi të sigurt që janë në gjendje të duhur. Do e bëjmë njoftimin me datën 4 dhjetor. Mësimi fillon normalisht në të gjitha qarqet e tjera. Në qarkun e Elbasanit në dy shkolla ka relativisht të vogël të nxënësve dh do transportohen në shkollat e afërta dhe do rifillojnë mësimin. Kjo vlen edhe për shkollat private. Kopshtet dhe çerdhet në Tiranë e Lezhë do kenë fleksibilitet, ato që janë të sigurta edhe mund të rihapen para datës 5 dhjetor, ndërsa në Durrës nuk rifillojnë deri në datën 9 dhjetor.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *