E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Shahini: Nesër të gjithë në mësim, vetëm dy shkolla nuk do të hapen

Ministrja e Arsimit Besa Shahini njofton se nxënësit të martën do i kthehen mësimit në shkolla.

Shahini përmes një postimi në Facebook shkruan se dy shkolla nuk do të hapen ditën e nesërme kjo për shkak të dëmtimeve të pësuara nga lëkundjet e tërmetit, ndërsa siguron se nxënësit e këtyre dy shkollave do të transportohen në shkollë tjetër.

“Siç njoftuam edhe dje, të gjitha shkollat janë gati për të rifilluar mësimin. Aty ku ka patur plasaritje, janë mbyllur dje nga ekipet që punuan deri natën vonë. Dy shkolla vartëse nuk do të hapen nesër, por nxënësve u është siguruar transport për tek shkolla qendër. Shpresoj që nxënësit dhe prindërit pushuan dhe u qetësuan sot. Nesër të gjithë në mësim”.

Reklamë

 

 

 

Më shumë video

Reklamë