Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 August 2026
Vizion fokus

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet i riu...

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von der Leyen:...

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi kuqezi e...

Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e SHBA në...

Tjetër vatër zjarri në vend, zjarrfikësit në “luftë” me...

FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen e Kupës...

Turqia dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje njëvjeçare për naftën bruto

Vihet nën kontroll pas disa orësh zjarri në Drenovë

Shahini: Arsimit i janë shtuar 10 miliard lekë të reja buxhet në 5 vite

17 Tetor 16:34

Në seancën plenare të Kuvendit gjatë diskutimit të projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik për vitin 2018”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini theksoi qartë se buxheti i arsimit është rritur ndër vite.

 

“Ky është vetëm një fakt i padiskutueshëm. Është rritur si shifër totale, është rritur edhe kur përpjesëtohet me numrin e nxënësve e studentëve përfitues të këtij buxheti. Nga viti 2013-të deri në vitin 2018-të, i janë shtuar 10 miliard lekë të reja buxhetit për arsim. Nxënësit në vitin 2013, me buxhetin e planifikuar nga Partia Demokratike kanë marrë rreth 50 mijë lekë të reja të investuara për secilin nxënës, ndërsa studentët (rreth 70 mijë) kanë përfituar nga buxheti i atij viti. Sot që flasim, për vitin 2018-të, është 80 mijë lekë të reja për secilin nxënës dhe 90 mijë lek të reja të investuara për secilin student. Dhe kjo ka vazhduar të rritet si shumë totale, edhe e përpjesëtuar për numrin e përfituesve”, u shpreh ajo.

 

Duke i cilësuar këto shifra si pozitive, Ministrja Shahini u ndal edhe tek investimet e realizuara.

 

“Janë ndërtuar 71 shkolla me buxhetin e vitin 2018-të dhe janë përfunduar edhe 40 të tjera të mbartura nga viti 2017-të. Kemi filluar nismën e librave falas që kanë lehtësuar jashtëzakonisht shumë buxhetin familjar për arsimimin e fëmijëve të tyre. 600 milion lekë të reja për librat falas për të gjithë nxënësit e klasave 1-4 në vitin 2018-të, pastaj shtuam klasën e 5-të për vitin 2019-të, si dhe të gjithë nxënësit e tjerë që i përkasin kategorive të veçanta. Janë rritur pagat e mësuesve, ashtu siç është premtuar në vitin 2013-të. Çdo vit, edhe në vitin 2018-të, ka patur rritje prej 7% të pagës së mësuesve. Janë shtuar mësuesit ndihmës në sistem. Nuk ka patur mësues ndihmës në sistem në vitin 2013-të. Por në vitin 2018-të, janë shtuar rreth 900 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara”, tha ajo.

 

Shahini tha më tej se risia e vitit 2018-të ishte investimi nëpër konvikte.

 

“Studentët që jetojnë në konvikte zakonisht vijnë nga familje me më pak të ardhura, mund të jenë edhe familje me asistencë sociale. Por ata meritojnë të jetojnë mirë në banesa moderne. Investimi nëpër konvikte filloi në vitin 2018-të, por vazhdon edhe në vitin 2019-të që të mbyllet plotësisht në vitin 2020-të”, u shpreh ajo.

 

 

Posted Under:
Sociale Vendi
Tagged:
arsim Besa Shahini buxhet Investime

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e diel, sa do të shkojnë temperaturat

më shumë...

Zjarr në dy banesa në Berat, flakët rrezikuan një objekt monument kulture

më shumë...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

më shumë...

Lokalet në Korçë protestë për muzikën, kundërshtohet udhëzimi i Ministrisë së Mjedisit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:02

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet...

8:48

Më nervozë dhe të paduruar, çfarë ndodh...

7:50

Rusia intensifikon sulmet, Zelensky: Na duhen raketa

7:02

Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von...

6:59

Dita e 63-të e protestës, nis grumbullimi...

6:42

Mirlind Daku shënon sërish në Rusi, bomberi...

6:09

Lufta në Lindjen e Mesme, Ambasada e...

6:01

Tjetër vatër zjarri në vend, zjarrfikësit në...

5:47

FIFA u tërhoq nga ideja për shitjen...

5:39

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

5:12

Turqia dhe Iraku nënshkruajnë marrëveshje njëvjeçare për...

5:06

Vihet nën kontroll pas disa orësh zjarri...

4:49

Begaj nga Vuthaj: Diaspora mban gjallë rrënjët...

4:46

Zjarr pranë spitalit në Lezhë, zjarrfikësit vënë...

4:27

“Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit...

4:12

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

3:42

Zjarr në dy banesa në Berat, flakët...

3:07

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë,...

3:03

Lokalet në Korçë protestë për muzikën, kundërshtohet...

3:01

Protesta kundër hartës territoriale, banorët e Bashkive...

Më të klikuarat

  • Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti...
  • Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët...
  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • “Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, SPAK j...
  • Vlorë/ Arrestohet me armë dhe drogë, 30-vjeçari dyshohet si...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.