Aktori Sejfulla Myftaraj i njohur si Cekja i Beratit, ka treguar një histori komike që i ka ndodhur pas transmetimit të telekomedisë “Gjithë fajet i ka paraja”, ku ai luan rolin e një mjeku popullor të cilin e quajnë në film Zeqo Pilafi.

Cekja ka treguar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se pas transmetimit të telekomedisë, kishte njerëz që i shkonin në shtëpi për tu shëruar, pasi kujtonin vërtetë se ai ishte mjek popullor.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Ka patur një moment te këto telekomeditë ku ti luaje rolin e një mjeku popullor, por përveç të qeshurave ka patur edhe raste interesante në familjen tuaj, ku vinin njerëzit me probleme shëndetësore?

Cekja: Po është e vërtetë, u krijua një gjendje ku kishin probleme dhe i thoshin ikni te shtëpia e Cekes se ai të shëron. Kur më thotë ime shoqe që po vijnë njerëz dhe thonë që do shkojmë te Cekja se ai është doktor Zequa.

Pranvera Borakaj: Çfarë ju thoshe?

Cekja: Unë jam doktor te filmi, nuk jam mjek me vërtetë, ju gënjejnë.

Pranvera Borakaj: Asnjë nuk vizitove, kishin probleme si këto të Xhixhi?

Cekja: As nuk i pyesja fare.

Pranvera Borakaj: Por ti mund të kishe mbajtur atë fenerin që kishe në dorë.

Cekja: Po kishte ndonjë që këmbëngulte dhe i thosha ti do mbash gjethe mëllage.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *