Subscribe

Pavarësisht shifrave në rritje që po ofron sektori i turizmit në vitet e fundit, investimi në këtë fushë mbetet sërish sfidues. Ka një arsye të fortë se pse investimet në këtë sektor mbartin një pikëpyetje mbi ecurinë dhe kthimin e tyre. Zak Topuzi tregon se kush është “thembra e Akilit” për turizmin shqiptar

“Sezonaliteti është pika më nevralgjike që dëmton turizmin. E kemi sezonalitetin shumë të lartë dhe kjo e dëmton këtë industri, pasi do të punosh për 3-5   muaj dhe më pas të merresh me aktivitete të tjera. Të duhet të heqësh punonjësit nga puna dhe më pas i gjen ose nuk i gjen dot më për vitin tjetër”, tha Topuzi në Vizon Plus.

Sipas tij raporti i fundit i OBT evidenton se mes 117 vendeve, Shqipëria renditet e 108 sa i përket sezonalitetit.

“Vetëm një sipërmarrës që i ka mundësitë financiare mund të ndërmarrë vendimin për të investuar dhe më pas të pres kthimin e këtij investimi. Mund të them se privati ka ecur shumë më shpejt se shteti.Parë në perspektivë është një industri, kryesisht ajo që zhvillohet në bregdet, pasi në Tiranë apo zonat urbane është më ndryshe, që ti jep të ardhurat nga 5 deri në 10 vjet”, deklaroi Topuzi në emisioni E-ZONE në Vizion Plus.

Nëse do ti referohemi shifrave 30 nga 39 investime strategjike të miratuara nga qeveria pas 2015 deri në 2022 janë dhënë në sektorin e turizmit. Për periudhën 2017-2022, vlerësohet se janë dhënë gjithsej 282 leje ndërtimi për strukturat akomoduese, me një investim total prej 263 milionë euro./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *