E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sfida Skënderbeu – Kukësi, policia publikon masat

FUTBOLL SKENDERBEU KUKESI - Lojtaret e Skenderbeut, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Kukesi, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Skenderbeu, ne Korce.

Sot në orën 18.00 në Stadiumin e qytetit të Korçës zhvillohet ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të Skënderbeut dhe Kukësit, e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore.

 

Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe drejtuesve të Klubit Sportiv Skënderbeu  janë marrë masat për garantimin e zhvillimit normal të kësaj ndeshjeje.

 

Reklamë

Shërbimet policore do të rrethojnë gjithë perimetrin përreth Stadiumit, me qëllim parandalimin e çdo incidenti, dëmtimin e pronës së shtetasve dhe sigurimin e rregullit e lëvizjes së tifozëve Po ashtu, nuk do të lejohen tregëtarët ambulantë në këtë unazë dhe në lulishtet përpara dhe pas stadiumit.

 

Do të ndalohet përdorimi i  pijeve alkoolike, shisheve të qelqit, fishekzjarreve, shashkave zhurmuese e tymuese, materialeve të tjera piroteknike, si dhe mbajtja e çelësave, çakmakëve, monedhave metalike dhe objekteve të tjera të forta të ndaluara në mjediset e stadiumit. Qytetarët që janë pajisur me biletë,duhet te marrin masa për paraqitjen në ambjentet e stadiumit përpara fillimit të ndeshjes, duke llogaritur dhe kohën e procedurave të kontrollit.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Klubi i Futbollit “Skënderbeu”,  kërkojnë një sjellje korrekte dhe të kulturuar të tifozëve, shmangien e veprimeve që mund të çojnë në konflikte mes tyre dhe cënimin e rendit publik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë