Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit jep detaje

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Gonxhe...

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen...

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis: Ja sa...

A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja: Për fat...

Media franceze jep detajet nga arrestimi i Ermal Beqirajt:...

A prisnit që protestuesit të krijonin parti politike? Gonxhja...

Gonxhja: Në protestë ka ndërhyrje nga jashtë, Shqipëria në...

“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që në ditët...

Gonxhja në Quo Vadis: BESA është përsosja e Rilindja...

Sfida kundër Izraelit, De Biasi: Kërkojmë fitoren

12 Nëntor 00:31

Në prag të përballjes mjaft të rëndësishme kundër Izraelit, e cila mund të jetë përcaktuese për objektivat e përfaqësueses shqiptare në eliminatoret e botërorit, trajneri i kuqezinjve Gianni de Biasi, deklaron se barazimi nuk është një rezultat i pëlqyeshëm. Gjate koherencës per mediat, numri 1 i pankines kuqezi theksoi se ekipi do të futet në fushën e lojës për fitore dhe ky do të jetë synimi kryesor.

“Ne luajmë gjithnjë për fitore, në këtë pikë nuk ka diskutime, askujt nuk i pëlqen të barazojë, pavarësisht fjalëve paraprake që mund të thotë një trajner. Duhet të jemi të aftë të shfrytëzojmë mundësitë që do të na paraqiten. Më vjen mirë që lojtarët nuk janë dakord me vendin e 3-të kjo tregon se ata kërkojnë gjithnjë më shumë nga vetja, as unë personalisht nuk jam i kënaqur me këtë pozicion. Megjithatë jam i parimit që më shumë duhet të flasim në fushë. Nuk duhet të kënaqemi me veten, por të synojmë gjithnjë rritjen e mëtejshme si skuadër”.

Trajneri i Shqipërisë, nuk la pa përmendur edhe çështjen e sigurisë per ndeshjen me Izraelin.

“Përsa i përket sigurisë, nuk ka asnjë problem, pasi mendoj se siguria është maksimale si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit.”

Ndryshe nga De Biasi, trajneri i Izraelit theksoi se do te ishte i kënaqur nese ekipi i tij do te dilte me një pike nga “Elbasan Arena”.

“Për momentin, të dy skuadrat janë me pikë të barabarta në grup. Nuk mendoj se kjo ndeshje mund të vendosë fatin e grupit për dy skuadrat, ka ende edhe shumë të tjera për të luajtur në grupin tonë. Por do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Shqipërisë. Do të luftojmë me të gjatë kualifikueseve për vendin e tretë. E respektojmë skuadrën shqiptare, i kam ndjekur në dy ndeshje nga afër në Europian. Sot të gjithë i njohin të gjithë, janë një skuadër shumë e mirë, bënë një turne të madh në verë në Europë”.

Ndërkohe qe, Federata Shqiptare e Futbollit thotë se sjellja e policisë ndaj tifozerisë do të jetë korrekte, ndërsa vijon normalisht procesi i konvertimit të biletave.

 

 

Posted Under:
Kryesoret Sport
Tagged:
Bankine De Biasi fitore Gianni De Biasi Izraeli Përballje Sfida

Nga e njëjta kategori

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit jep detaje

më shumë...

Gonxhja: Në protestë ka ndërhyrje nga jashtë, Shqipëria në BE kurorëzon Adriatikun

më shumë...

Gonxhja në Quo Vadis: BESA është përsosja e Rilindja 2.0

më shumë...

I shpallur në kërkim, arrestohet në Francë Ermal Beqiraj! Pritet ekstradimi në Shqipëri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:55

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit...

11:18

A do të kandidojë për Bashkinë e...

11:03

Tragjike! Vinçi bie gjatë montimit në një...

10:42

Gjermania vendos trupa në Poloni për të...

10:27

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën shoferi,...

10:26

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis:...

10:16

A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja:...

10:00

Media franceze jep detajet nga arrestimi i...

9:58

A prisnit që protestuesit të krijonin parti...

9:47

Gonxhja: Në protestë ka ndërhyrje nga jashtë,...

9:36

“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që...

9:26

Gonxhja në Quo Vadis: BESA është përsosja...

9:06

I shpallur në kërkim, arrestohet në Francë...

8:54

Zjarr pranë Drejtorisë Arsimore në Fier, zjarrfikësit...

8:42

Këshilla se si të qendroni të sigurt...

8:36

Akuzohen për krime lufte, arrestohen dy persona...

7:52

Dita e 59-të e protestës, nis grumbullimi...

7:22

Zjarret në Spanjë, shkon në 14 numri...

7:12

Lamallari në Lezhë: Udhëzim i ri për...

7:09

Zjarr i madh shkrumbon fermën në Patos

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • EMRI/ I dënuar për vrasje, ndërron jetë 52-vjeçari në burgun...
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • Ministrja Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë k...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.