Gushti dhe vapa, por dhe ardhja e pushuesve dhe turistëve sidomos ditët e fundit ka bërë që trafiku në Vlorë të jetë prezent çdo ditë, në çdo aks rrugor të qytetit.

 

Bypassi i Vlorës dhe rruga e Lumit të Vlorës nuk ia kanë dalë për të dhënë efektet që priteshin me qytetarët dhe pushuesit, të cilët zgjedhin të kalojnë mes qytetit.

 

Trafiku i rënduar ka paralizuar qarkullimin rrugor në akset si Transballkanike, Bulevardi i Vlorës, Lungomare dhe Vlorë- Orikum.

 

Këtë të enjte për të shkuar në drejtim të Orikumit edhe pse nuk është fundjavë janë dashur me tepër se dy orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *