Subscribe

Operatorët turistik të Vlorës kërkojnë që sezoni i ri të nisë në 16 prill dhe jo në një 1maj, siç ka vendosur ministria e Turizmit.

 

Kjo sipas bizneseve, me qëllim përgatitjen e ofertave sa më të mira për pushuesit vendas e të huaj.

 

 

VASIL BEDINAJ – KREU I OPERATOREVE TURSITIK TE VLORES 

 

Kemi operatorë të ndryshëm. Siç është bërë traditë. Ministrja ka thënë në datë 1 maj, ne kemi rekomanduar të jetë 16 prill. Kjo na jep kohë që ne të nxjerrim ofertat tona sa i takon sezonit. Por dhe për të organizuar punët.

 

Gjatë takimit të zhvilluar, operatorët renditën dhe një sërë problematikash të tjera lidhur me turizmin. Sipas tyre, ndarja e plazheve duhet të fillojë më herët me qëllim shmangien e konflikteve. Nga ana tjetër ata kërkuan dhe më shumë bashkëpunim me institucionet.

 

 

ELIDON NIKAJ – ADMINISTRATOR HOTELI

Kemi probleme me energjinë elektrike. Me ujërat e bardha e të zeza, planin urbanistik zhvillimor të Radhimës. Për autobusat, studimi urbanistik problem i madh. Krijon pasiguri te madhe. Patentat e mjeteve motorike. plazhet. Policinë ndërtimore që është e tmerrshme. Ose t’i prishim ose t’i drejtohemi shtetit si do i bëjmë. Se duam te aplikojmë, por s’na marrin parasysh

 

Kërkesat e operatorëve, perfekti Flamur Mamaj teksa i cilësoi të domosdoshme dhe tha se do t’ia përcjell ministrisë së Turizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *