E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 17 minuta më parë
Ekonomi

Sezoni turistik 2026/ Rriten me 10% paketat turistike në Durrës, shkak zhvlerësimi i euros

Teksa sezoni turistik është në prag, operatorët turistik në qytetin bregdetar të Durrësit janë të mendimit se ai do të jetë më e pakta një zgjatim i viti 2025.

“Ne jemi optimistë. Këtë optimizëm e bazojmë në kontratat që kemi lidhur me  partnerët tanë. Nuk kemi shifra më të rritura, por jemi njësoj si një vit më parë. Deri tani 2026 duket më shumë një zgjatim i vitit të kaluar.  Edhe këtë sezon dominojnë në kontratat tona polakët, ukrainasit dhe shqiptarët e diasporës”, tha Blerim Norja për Vizion Plus.

Sipas operatorëve monedha europiane ka vijuar më tej zhvlerësimin, duke kapur një  nivel të ri prej 95 lekësh. Kjo është arsyeja pse paketat turistike kanë një shtrenjtim prej 10% këtë sezon veror. Por kush është sfida më e madhe e turizmit këtë vit?

“Çdo vit sfida mbetet e njëjtë, pastërtia. Nuk ka vlerë asnjë masë që marrin ne si operatorë privatë në strukturat tona, kur turisti del jashtë dhe sheh një ambient jo të pastër është arsye kryesore për të mos u kthyer. Nevojitet shumë energji dhe punë për të reduktuar në maksimum këtë sfidë të përvitshme”, tha Norja gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE”.

Reklamë

Sezoni turistikë në zonën bregdetare të Durrësit bazohet në kontratat me parapagim. Kjo tipologji turisti nuk shpenzon shumë, ndaj dhe sfida mbetet krijimi i paketave turistike më gjithëpërfshirëse  në mënyrë që turistët të rrisin netë qëndrimet.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë