Subscribe

Pas një shkëputje të shkurtër nga ekrani, emisionet më të dashura rikthehen në Vizion Plus.

 

Sezoni i ri ngriti siparin këtë të hënë, për t’iu shoqëruar me një programacion të pasur, edukues dhe mbi të gjitha informativ për publikun.

 

Mëngjesi, i kthyer tashmë në një traditë disa vjeçare nisi me “7 pa 5”. Ky sezon nën moderimin e Alma Çelajt dhe Xhoi Malësisë do shoqërojë mëngjeset tuaja në një studio të re, me të ftuar, tema dhe surpriza nga më të larmishmet.

 

Nga kjo e hënë nis edhe transmetimi i emisionit satirik “Fake off”. Ky format vjen edhe në këtë sezon plot humor e buzëqeshje, duke mos e braktisur misionin e tij si një parodi e vërtetë e lajmeve, e cila satirizon politiken dhe aktualitetin.

 

“Fake Off” vjen nga e hëna në të premte, në orën 19:40.

 

Mbrëmja e 5 shtatorit rikthen ne Vizion Plus dy talk shoë-t, “Quo Vadis” nën drejtimin e Pranvera Borakaj dhe “Spotlight” nga Alban Dudushi.

 

Autorja Pranvera Borakaj vjen edhe në këtë sezon me projektin e saj televiziv “Quo Vadis”, format i cili do të vijojë të mbetet në koherencë me zhvillimet e fundit.

 

“Quo Vadis” ju lë takim nga kjo e hënë, në orën 21:00.

 

“Spotlight”, arena e debateve të mbrëmjes nga Alban Dudushi, këtë shtator të nxehtë politik, do të vijojë të këtë në fokus aktualitetin, politikën, kulturën, fenomenet sociale.

 

Edhe të enjtet do të vijojnë të sjellin të dhëna, statistika dhe fakte të pazbuluara më parë rreth botës së krimit. “Natën e Mirë dhe Paç Fat” do të përballë ngjarjet kriminale me mesazhet dhe ide, të përcjella nga njerëzit me influencën më të madhe në opinionin publik.

 

Hapësira pas edicionit qendror të lajmeve, ditën e diel i takon zhvillimeve ekonomike zhvillimeve. Gazetarja Rajmonda Lajthia do të na shoqërojë me emisionin e saj “E-zone” nga data 11 shtator, në orën 19:35. Ekonomia çdo ditë e më shumë merr një rëndësi te madhe për shkak edhe të krizës së çmimeve, por edhe situatës energjetike që do të jenë në fokus.

 

Prej të mërkurës së 14 shtatorit emisioni komiko-satirik “Armiku i Popullit” do të vijojë misionin e tij, parodizimin e fenomeneve, personazheve dhe ngjarjeve pikante, si dhe paraqitjen e tyre përmes humorit fin, të moderuar nga pedagogu Rezart Prifti.

 

Pas dy superproduksioneve “Këngë Moj” dhe “Gjeniu i Vogel”, te cilat shënuan rekorde audience, Vizion Plus dhe Promotor janë drejt finalizimit te një tjetër projekti gjigant që do të vijë për publikun ne ditët e para të muajit tetor.

 

Ndërsa Tetori rikthen edhe “Al-Pazar” e të tjera surpriza të këndshme për publikun shqiptar, ndaj dhe mos u largoni për asnjë çast nga ekrani i Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *