Subscribe

Pas premierës së Fake Off, sezoni i ri në Vizion Plus vijon me të tjera premiera. Këtë të hënë nuk do të zgjoheni më me Pranvera Borakajn, por sigurisht me emisionin utilitar që ju ka shoqëruar për 7 vite,  me “7pa5-ën”, i cili i është besuar gazetarit Thimi Smarxhiu dhe moderatores Hilda Gorica.

 

THIMI SAMARXHIU

GAZETAR

Në fakt struktura e “7 pa 5” do të jetë ajo që ka qenë. Informacioni, politika dhe aktualiteti do të jenë baza, pasi njerëzit kur të zgjohen kanë nevojë të dinë se çfarë pritet te ndodhë dhe të marri mesazhe të forta qoftë edhe politike, pasi është një vit elektoral dhe politika padyshim do jetë në fokus të emisionit tonë.

 

HILDA GORICA

MODERATORE

“7 pa 5” këtë vit do të nisë me shumë entuziazëm me shumë energji pozitive patjetër që do të vazhdojmë të flasim për jetën e shëndetshme për gatime shumë të shëndetshme dhe të shijshme. Do të kemi të ftuar shumë interesantë dhe për këtë vit qëllimi im për këtë sezon është bëj Thimin të zgjohet nga gjumi pa pirë kafe.

THIMI: Eshtë e pamundur…

Me besim të plotë tek kolegët autorja Pranvera Borakaj shprehet se misioni i “7 pa 5” nuk do të ndryshojë.

 

PRANVERA BORKAJ

AUTORE

Pavarësisht komentet që unë duhet të jem shumë e mërzitur që lash 7pa5, nuk e keni idenë që jam shumë entuziaste sepse nuk do të kisha qenë po kaq entuziaste nëse do të kishim të tjerë moderatorë. Por kam parë që ka një kimi shumë të mirë mes Thimit dhe Hildës dhe kjo gjë me bën të ndihem mire sepse 7pa 5 vazhdon te mbetet projekti im më i dashur dhe më jetëgjatë.

Pasditet tuaja do të marrin sërish vëmendjen në “Vizion Plus” duke e nisur nga kjo e hënë. Në orë 17: 50 Evi Reçi do tu shoqërojë çdo ditë nga e hëna n të premte me “Vizionin e Pasdites”.

 

EVI REÇI

MODERATORE

Do të kemi shumë personazhe, tema sociale problematika qe Shqipëria  dhe shoqëria përballet dhe do te jemi zëri i njerëzve. do te kemi inserte  të përgatitura nga stafi i Vizionit të Pasdites , lidhje live nëse room dhe shumë të tjera.

 

Çdo ditë ecën me ritme të shpjeta, me ndodhi dhe trende të reja te cilat ndikojnë ne ekonomi.  Ky bilanc mbi ndryshimet do të vije çdo të diel në 19 e 30 nga moderatoja Rajmonda Lajthia për të kuptuar si ndikojnë në xhepin dhe ekonominë familjare nëpërmjet analizave dhe zërave  ekspertesh, sipërmarrës dhe të tjerë.

 

RAJMONDA LAJTHIA

AUTORE

Edhe këtë sezon do te sjellim për publikun një pjesë të përditshmërisë sonë. Do të flasim për çmimet , tregjet, investimet që kryen qeveria. Lemi nje sezon te gjatë pasi pak  muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare dhe do të kemi analizë me të ftuar në studio, histori biznesi dhe për të gjitha ju ftoj të na ndiqni.

 

Por nuk mbyllet me kaq, ditët në vazhdim do të zbulojmë të tjera formate duke plotësuar në këtë mënyrë ditë pas dite mozaikun programor që do të jetë pjesë e ditës suaj në “Vizion Plus”. Vazhdoni të na ndiqni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *