Shtatori po troket, e bashkë me të edhe sezoni televiziv i vjeshtës dhe në Tring tashmë me një koncept tërësisht të ridimensionalizuar, në funksion të plotë të preferencave, kërkesave dhe mundësive të shikuesit. Me një kombinim të përsosur të teknologjisë më të avancuar bashkëkohore Tring OTT dhe programacionit ekskluziv e gjithëpërfshirës, ju ftojmë që kohën tuaj televizive këtë sezon të na e kushtoni ne.

 

E dimë sa shumë e ndiqni sportin, çdo ndeshje, çdo garë, çdo rezultat. Dhe Tring ofron paketën më prestigjioze sportive në vend, me superevente si Seria A, të gjitha ndeshjet, me koment në studio, me gola, me emocione. Uefa Champions League, kompeticionin e kampionëve, me analiza nga superduelet e fushës së gjelbër. MotoGp me adrenalinë në çdo cilindratë, direkt nga pistat më të famshme në botë. Të magjishmit e NBA zbresin me sezonin e ri të yjeve botërorë. Kampionati portugez dhe ai turk, në sezonin sportiv, të cilin, si kurrë më parë, do të mund ta ndiqni, kudo që ndodheni, në kohë reale përmes shërbimit “shiko live” në çdo pajisje smart, telefon, televizor, tablet, apo website.

 

E ndërkohë që Tring ka qenë gjithmonë shtëpia e serialeve televizive, ky shtator sjell surpriza. Në Tring Series, tashmë me një koncept tërësisht ndryshe dhe në 4 kanalet e tjera të dedikuara, do të vijnë premierat botërore më të suksesshme, superprodhimet e viteve të fundit, por edhe seriale suksesi i të cilave është i pakohë. Të gjitha i ndiqni me Tring OTT, pa u shqetësuar nëse humbisni një episod apo një tjetër, pasi përmes shërbimit Catch up, programacionin një javor e ktheni ta shihni sa herë të dëshironi ju. E titujt më të rëndësishëm, sigurisht që i gjeni edhe në shërbimin video on demand.

 

Jeni adhurues i kinemasë, pëlqeni një film aksion, fantazi, komedi, apo dramë? Apo mos vallë një klasik të kinemasë, një film për të gjithë familjen, apo sagat e koleksionet? Ky sezon do t’i sjellë të gjithë, në tetë kanale të dedikuara filmash me premiera çdo mbrëmje, në çdo zhanër. E nëse nuk i ndiqni dot të gjithë njëherësh, e kemi gjetur në zgjidhjen, me platformën e re hibride. Dhe një sugjerim, provoni t’i hidhni një sy videotekës së jashtëzakonshme Tring VOD dhe kinemanë e çdo kohe do ta keni “në dorën tuaj”.

 

Më të vegjlit kanë qenë gjithmonë përparësi në platformën Tring, me programacionin më të pasur për fëmijë, të ndarë sipas grupmoshave, nga bebat deri tek adoleshentët. Ky sezon sjell seriale e filma të animuar, fenomenet mbarëbotërore, filma për fëmijë, përralla, programe origjinale, koncerte, gjithçka nga universi i tyre magjik. Sigurisht që në Tring OTT i ndiqni të gjitha sa herë të dëshironi ju, kurdo që fëmijët tuaj duan të argëtohen, të luajnë dhe të mësojnë gjëra të reja, me kontrollin prindëror dhe një profil të dedikuar, për sigurinë tuaj absolute.

 

Mënyra e përsosur për të njohur botën tonë e më tej, në aspektet e saj më dinamike, historinë, kulturat, zbulimet e risitë teknologjike, është rrugëtimi përmes dokumentarëve.

 

Si askund tjetër, lifestyle dhe arti kanë një hapësirë të dedikuar me kanale origjinale dhe sigurisht që ky sezon sjell të tjera premiera, për të gjithë ndjekësit e modës, dizajnit, kulinarisë, udhëtimeve, stilit të jetesës, apo muzikës.

 

Të gjitha, tashmë në një koncept të ri të të parit televizor, mund t’i shihni, t’i shihni sërish, t’i ktheni, t’i ndaloni, t’i ndërprisni e t’i rifilloni, pasi Tring OTT është alternativa e shkëlqyer për këdo që kërkon argëtimin apo informimin, pa dashur të heqë dorë nga asgjë e rutinës së përditshme. Sezoni i vjeshtës vjen ndryshe, me një katalog të mrekullueshëm premierash në të gjitha zhanret, por i kombinuar me teknologjinë e avancuar, të përshtatur, të aksesueshme, të dedikuar për secilin shikues, tashmë si një përvojë e personalizuar, sepse në multi-universin Tring liria është absolute. Shkarkonijeni aplikacionin dhe abonohuni duke përfituar nga oferta e sezonit. (tabela e ofertës).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *