Mediat kroate dhe rumune të pranishme në kampin e ngritur ne Durrës për të prekurit nga tërmeti kanë ndaluar në rrugë kryeministrin Rama për ti marrë një prononcim në lidhje me situatën e rëndë në vend.

Fillimisht kryeministri ka falenderuar përzëmërish Rumaninë dhe Kroacinë për angazhimin e madh për të ndihmuar vendin tonë në këtë situatë.

Në pas pyetjes për angazhimin serb në këtë gjëndje, Rama iu përgjigj se në fakt ndihma nga Serbia është e prekshme pasi presidenti Serb Vucic nisi menjehere ekipe special që po marin pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit.

Ndërsa sa I takon festimeve të 28 dhe 29 nëntorit , kreu I qeverisë tha se për fat të keq ky nuk është moment I duhur për të festuar.

“ Nuk është kurrësi momenti për të festuar. Jemi në një situatë të rëndë dhe do të punojmë në cdo minute e cdo orë, e para për të shpëtuar dhe nxjerre njerez nga rrënoja dhe tjetra me organizimin e sistemit të njerezve që janë pa shtëpi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *