E diel, 15 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Servisi në Shijak u përfshi nga flakët, policia: Po evakuohen banorët përreth

 

Policia ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë këtë të shtunë në servisin që ndodhet përgjatë aksit rrugor Shijak-Durrës, në vendin e quajtur Rrushbull.

 

Në një njoftim për mediat thuhet se janë përfshirë 5 zjarrfikëse në lokalizimin e flakëve, si dhe po punohet për evakuimin e banorëve përreth, duke i larguar nga jashtë perimetrit të sigurisë.

Reklamë

 

Po ashtu, janë marrë masa edhe për devijimin e qarkullimit dhe mos lejimin e kalimit të asnjë automjeti në afërsi të servisit që u përfshi nga zjarri.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë