Subscribe

Një ditë pas helmimit masiv në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, jehona e panikut vijon të mbizotrojë tek nxënësit.

Vetëm pak minuta nga nisja e mësimit, një nxënëse shfaqi sërish probleme me frymarrjen.

Ajo u transportua me urgjencë drejt spitalit, ndërsa rasti solli shqetësim tek prindërit, të cilët mësynë drejt shkollës të shqetësuar.

Disa prej prindërve u përpoqën të futeshin në ambientet e brendshme, por nuk u lejuan nga policia si dhe stafi shkollor.

Prinderit arritën të qetësoheshin vetëm pas ekzaminimt mjekësor të nxëënes, e cila nuk kishte komplikacione helmimi, por vetem gjendje ankthi.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen e djeshme, policia pas hetimeve te kryera ka shoqëruar dy 15-vjeçarë të cilët dyshohet se kanë hedhur në ambientet e brendshme të shkollës spraj me përmbajtje gazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *