Ndonëse patëm disa ditë positive në raportin e rasteve të reja ditë pas dite, kjo  e mërkurë ka sjell një tjetër rritje të pacienteve të rinj në Itali.

Sipas të dhënavë zyrtare në 24 orët e fundit kemi 2937 raste të reja, dicka më shumë se 800 në raportin me bilancin e ditës së martë kur kishim pasur 22017 raste të reja në vetëm 24 orë.

Ndërkohë numri I viktimave këtë të mërkurë ishte 727, ose 11 viktima më pak sesa u raportuan për ditën e martë.

Në total numri I viktimave në Itali ka shkuar në 13 mijë e 155, thuajse një bilanc lufte.

Shqetësim I madh është edhe numri I madh, 4035 I pacienteve që janë në terapi intensive.

Totali I personave që janë të sëmurë aktualisht në vendin fqinj është 80 mijë e 572.

I vetmi lajm I mirë vjen nga numri I të shëruarve që edhe këtë herë ka qënë I kënaqshëm, 1118.

Në Lombardi pati këtë të mërkurë 394 të vdekur, pak a shumë sa një ditë më parë. Ndërkohe numri I të prekurve në 24 orët e fundit  vetëm në këtë rajon ka qënë rreth 1600.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *