Roma është rikthyer te fitorja pas disfatës me Veronën në ndeshjen e kaluar të kampionatit italian. Kryeqytetasit fituan minimalisht 1-0 ndaj Udineses falë golit të Tammy Abraham në minutën e 36’. Në këtë mënyrë, ekipi i Mourinhos shkon në kuotën e 12 pikëve dhe e sheh veten në vend të katërt.

 

Ndërkohë më herët Napoli nuk është kursyer ndaj Sampdorias, duke fituar 4-0 në transfertë. Pas këtij triumfi, të kaltrit rimarrin kreun e Serie A, me 15 pikë të plota në pesë ndeshje të luajtura, ndërsa ndiqet nga Inter e Milan me nga 13 pikë të dyja.

 

Në sfidën tjetër, Torino dhe Lazio u ndanë në barazim 1-1. Ndeshjet u transmetuan ekskluzivisht në platformën Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *