Roma dhe Napoli e nisën mbarë kampionatin italian. Verdhekuqte mposhtën Fiorentinen, por ndryshe nga cfarë tregon reezultati 3 me 1, skuadra e Murinjos e pati shumë të vështirë ndaj miqve, të cilët për më tepër në shumicën e pjsës së parë luajtën me 10 lojtarë pasi portiere Dragovski mori kartonin e kuq.

Mikitarian shënoi për vendasit në minutën e 28 ndërsa i kuqi i Zaniolos në fillim të pjesës së dytë ekuilibroi numërikisht ekipet, një ekuilivber që u vendos në rezultat edhe nga Milenkovis pak minuta më parë. Megjithatë dygoleshi I Veretu I dha suksesin që në start Romes.

Napoli nga ana tjetër hasi më shumë vështirësi sesa mendonte kundër Venecias debutuese, pasi vendasit mbeten me 10 lojtarë që në minutën e 13 kur doli me të kuq Osimhen.  Përkundër kësaj në pjesën e dytë napoletanet fituan dy penallti, që u goditen nga i njëjti lojtar, Insinje.

Në fillim ai gaboi, por në tentativën e dytë e çoi topin ne rrjete. Elif Elmaz mbylli gjithcka pak minuta më vonë për të blinduar fitoren e Napolit. Të gjithë sfidat e së dielës në serinë A u transmetuan ekskluzizivisht në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *