Breshëria e automatikut shkaktoi panik tek banoret e zonës, ndërsa atentatorët u larguan me një makine te zeze ne drejtim te Durrësit.

 

Sipas policisë, dyshohet se vrasësit ndiqnin prej kohesh makinën e Dalipajt e Dautit. Ata qëlluan ne momentin kur “Audi” që drejtohej nga 27-vjeçari sapo futej në autostradën Durrës-Tiranë. Plumbat bene qe automjeti te përfundonte jashtë rruge.

 

Ervin Dalipaj, por edhe Juxhin Dauti, nuk janë emra të panjohur per blutë. Nje vit me pare, ish-shefi i krimit ekonomik ne policinë e Tiranës u shpall në kërkim, pasi akuzohej si ideatori dhe organizatori i rrëmbimit e me pas ekzekutimit te Gazmend Çollakut ne Durrës.

 

Ish-komisari me një të shkuar të pasur në radhët e policisë, mendohej se ishte truri i pengmarrjes se 34- vjeçarit dhe më pas fshehjes së provave, përfshire automjetin dhe autoret.

 

 

 

Mëngjesin e 7 janarit te vitit 2016, nje dite pas ekzekutimit te Çollakut, policia ndaloi Denis Shtrazen per kontroll automjeti. Ne makinën tip “Benz” ne pronësi te Dalipajt, kishte njolla gjaku në bagazh. Pas verifikimeve, ato rezultuan të njëjta me gjurmët e gjakut të gjetura ne fashat, me të cilat ishte lidhur trupi i Çollakut. Fill pas ngjarjes, ish-komisari i policisë u arratis, ndërsa pretendonte se nuk ishte përgjegjës per ekzekutimin e 34-vjeçarit.

 

Edhe 27-vjeçari Dauti ka një të shkuar kriminale ,madje ne vitin 2012 ai u akuzua se vrau një të ri në qytetin e Vlorës. Sherri per motive banale degjeneroi deri ne përdorimin e armës nga Juxhin Dauti, i cili ekzekutoi me tre plumba Fation Banin, ish-kampionin e bilardos ne qytetin bregdetar. Në atë kohë, Prokuroria kërkoi 23 vite burg per te riun, por Gjykata e Apelit e liroi atë 3 vite pas vrasjes.

 

Policia po heton ne pistën e hakmarrjes, ndërsa nuk përjashtohet dhe ajo prishjes se pazareve te drogës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *