E shtunë, 7 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Seri grabitjesh në kishën e “Shën Nikollës”

Grabitet për herë të tretë kisha e “Shën Nikollës” në fshatin Rrëmbec në rrethin e Korçës. Persona ende te paidentifikuar, mbrëmjen e së premtes, shkatërruan derën hyrëse, duke dëmtuar ambientet brenda objektit  të kultit si, edhe duke vjedhur disa ikona me vlerë historike.

 

Mitropolia e Korçës e dënon këtë akt dhunimi ndaj kishës, e në të njëjtën kohë kërkon që autorët të vihen para përgjegjësisë. Banorët e zonës së Rrembecit pohojnë se, grabitësit kanë qëlluar edhe me armë brenda ambienteve te kishës. Policia shoqëroi disa persona në komisariat por, ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen e rëndë.

 

 

Më shumë video

Reklamë