E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Serenay Sarikaya ‘detyrohet’ të bëjë ndryshimin drastik për serialin ‘FI’

Serenay Sarikaya është një ndër personazhet kryesore në serialin më të ri që po ndiqni çdo të enjte në Jolly HD.

 

“FI” është një thriller psikologjik, ku Serenay luan rolin e një balerine.

 

Reklamë

Por, pavarësisht fizikut të saj thuajse perfekt dhe aftësive të saj si balerinë, edhe Serenayt i është dashur të bëjë disa ndryshime në përditshmërinë e saj, për të qenë sa më perfekte në serial.

 

Aktorja po ndjek një program detox-i për të ruajtur në këtë mënyrë lëkurën e pastër dhe të pastrojë trupin nga toksinat.

 

Jo vetëm prej faktit që luan rolin e një balerine, por edhe për shkak të profesionit të saj si aktore, Serenay dëshiron që të duket përherë perfekte përpara kamerave.

 

Për këtë arsye, ajo ka ndryshuar totalisht mënyrën e të ushqyerit, duke shmangur çdo gjë që mund të ndikojë qoftë në peshën trupore apo në dëmtimin e lëkurës së saj.

 

Burime pranë aktores kanë thënë se programi i detox-it e ka ndihmuar atë jo vetëm të ketë një lëkurë plot shkëlqim, por mbi të gjitha të krijojë një stil jetese tepër të shëndetshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë