E shtunë, 26 Shtator 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Politikë

Serbia voton sot/ Partitë shqiptare garojnë me një listë të përbashkët

Mbi 6.5 milionë qytetarë pritet të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbajë Serbia këtë të dielë. Vendvotimet do të qëndrojnë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 20 te mbremjes në 8 mijë qëndra votimi. Zgjedhjet do të monitorohen nga një numër i madh vëzhguesish ndërkombëtarë.

Por partitë më të mëdha opozitare, përfshirë edhe Partinë Liri dhe Drejtësi, do të bojkotojnë procesin. Rrjedhimisht pritet që partia kryesore në garë, Partia Përparimtare Serbe e presidentit Aleksandër Vuçiç të fitojë shumicën absolute.  

Edhe autoritetet e Prishtinës kanë marrë masa për të garantuar procesin në veri të vendit.

Në tri komunat jugore të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për herë të parë, partitë shqiptare garojnë në një listë të përbashkët.

Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, arritën marrëveshje për të shkuar me një listë zgjedhore në fillim të këtij viti.

Kreu i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi tha pak ditë më parë për “Vizion Plus” se pritshmëritë janë që nga këto zgjedhje lista e Luginës e Bashkuar të fitojë tre mandate.

Vazhdo të lexosh